Më 21 tetor 2024, IPP “Nënë Tereza”-Tuz, shënoi dy vite punë dhe angazhim si institucion në vete.
Fjala e drejtorit David Junçaj:
Të dashur vogëlushë, të nderuar prindër dhe kolegë të punës së institucionit tonë, u mbushën plot dy vite punë dhe angazhim si institucion në vete.
Që në ditën kur hapi dyert, kopshti ynë ka qenë një vend i ngrohtë, plot dashuri dhe mësim. Kemi parë fëmijët tanë të rriten, të mësojnë, të argëtohen dhe të bëjnë miqësi të reja. Çdo ditë është një aventurë e re, me lojë, aktivitete dhe mësime që i ndihmojnë fëmijët të zbulojnë botën rreth tyre.
Na gëzon fakti që numri i fëmijëve që ndjekin edukimin në kopshtin tonë është çdo vit në rritje, ku këtë vit ndjekin 397 vogëlush, prej moshës 1 deri në moshën parashkollorë, këtu vlen të përmendim edhe njësin edukative në Dinosh e cila është pjesë e jona dhe deri më tani procesi mësimor vijon sipas planprogramit.
E thënë me krenari dhe bindje të plotë se për edukimin e fëmijëve kujdesen një staf I gjërë që përbëhet nga edukatorët, motrat medicinale, psikolog, logoped dhe asistentët në mësim. të cilët punojnë me përkushtim çdo ditë për të siguruar një ambient të sigurt dhe frymëzues për fëmijët. Pasioni dhe përkushtimi i tyre sjellin ngjyrat në jetën e fëmijëve tanë.
Gjatë këtyre dy viteve si staf kemi pasur shumë sfida, por falë bashkëpunimit me prindërit, institucionet përkatëse si Ministria e Arsimit, Enti për Shkollim, Komuna e Tuzit, por edhe mjaft donatorë, ja kemi dalë që jo vetëm t’i përballojmë sfidat, por edhe t’i tejkalojmë pritshmëritë.
Në këtë ditë, me shumë gëzim,pikerisht në ditën e kopshtit e hapim numrin e parë të revistës sonë “Dielli”! Kjo revistë është një pasqyrë e aventurave tona, ëndrrave dhe krijimeve që kemi ndarë së bashku në kopshtin tonë. Çdo faqe është mbushur me ngjarje të bukura të vogëlushëve tanë dhe aktivitete që kemi bërë me ta. Këtu, ne festojmë gjithçka që kemi mësuar nga njëri-tjetri – nga arti dhe muzika deri te shkenca dhe natyra.
Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që punuan për të dalë në dritë revista jonë “Dielli”, e cila shpresojmë se do të shkëlqejë dhe ndriçojë gjatë, dhe me të do të vazhdojmë të shënojmë kujtime të paharrueshme së bashku.
Vlen të thekësohet se këtë vitë kopshti ynë është pjesë e disa projektëve të rëndësishmë për avancimin e institucionit si psh: Zhvillim të qëndrueshëm, Eko shkolla, Familje të kujdesshmë.
Sot, ndërsa festojmë këtë 2-vjetor, le të kujtojmë se çdo moment që kalojmë së bashku është një investim në të ardhmen e fëmijëve tanë. Le të vazhdojmë të ndihmojmë ata të rriten, të mësojnë dhe të shprehin vetën në mënyra të ndryshme. Falënderoj të gjithë për mbështetjen që i keni dhënë kopshtit tonë. Le të shpresojmë dhe të besojmë për shumë vite të tjera të suksesshme së bashku!
Në emër të IPP “Nënë Tereza”, në emrin tim personal, të gjithë trupit arsimor dhe fëmijëve, ua uroj Ditën e Kopshtit!.
“Shpesh kur mëndon se je në fund të diçkaje, je në fillim të diçkaje tjetër.” – Fred Rogers
Në emër të kolektivit të IPP “Nënë Tereza” dhe në emrin tim personal, urojmë kolegës sonë të dashur, Zojes Camaj, pensionimin. Pas shumë vitësh punë të palodhshme dhe të përkushtuara në arsim, edukatorja Zoja Camaj e permbylli karrieren e saj.
Gjatë karrieres së saj, nuk kurseu mundin dhe vullnetin për të edukuar dhe mësuar gjenerata të reja.
Në fillim të karrieres së saj, edhe pse në kushte të vështira, ka dhënë dituri dhe ka qënë një frymezim i madh për të gjithë, sa që për të gjithë banorët e Tuzit, kopshti është njohur me emrin e saj. Ajo nuk ka qënë vetëm një edukatore e mirë, por edhe një mentore, koordinatore dhe një mike shumë e mirë. Nuk do t’i harrojmë kurrë kujtimet e bukura dhe momentet që i kaluam së bashku.
E dimë se sa të vështirë e keni të ndahëni nga kopshti, nga kolektivi si dhe nga fëmijet që për shumë e shumë vite keni dhënë maksimumin tuaj për diturinë dhe edukimin e tyre. Jemi mirënjohes për gjithçka keni bërë fjalët janë shumë të vogla krahasuar me veprat dhe kontributin tuaj që keni dhënë. Le të jetë dalja në pension një feste lumturie dhe kënaqësie.
Ndersa mbyllni këtë kapitull të jetës suaj, mund të shikoni prapa me krenari për gjithçka që keni arritur dhe të ecni përpara për gjithçka që ju pret përpara.
Gëzuar, ju urojmë shëndet dhe pensionim të mbarë.
Drejtor
Msc David Junçaj