Koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” (ZBCG) i ka thënë ministrit Nik Gjeloshaj që të mos kërcënojë se do t’i përjashtojë nga qeveria, sepse mund të ndodhë që ai të jetë i përjashtuari i vetëm.
“Koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” paralajmëron me dashamirësi Nik Gjeloshajn, njërin nga kryetarët e shumtë të partive shqiptare, që të mos e teprojë me shpërthime kërcënuese dhe shoviniste të theksuara ndaj popullit serb në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.
Nga ZBCG e rikujtojnë Gjeloshajn se duke u falënderuar deputetëve serbë të cilët e votuan, ai u bë ministër dhe zëvendëskryeministër, ndërkaq se ai ka më shumë eksperiencë në marrëveshjet e koalicionit me DPS-në.
Koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” (ZBCG) nga numri i deputetëve është forca e dytë politike e shumicës aktuale parlamentare.
/MALESIA.ORG/