Rreth 60% e qytetarëve besojnë se në Mal të Zi ka diskriminim në bazë të kombësisë.
Romët shihen si grupi më i diskriminuar, të ndjekur nga shqiptarët dhe kroatët, thuhet në një sondazh të organizatës Qendra për Edukim Qytetar.
Sipas këtyre të dhënave, serbët perceptohen si grupi kombëtar më i privilegjuar në Mal të Zi.
Nikolla Gjurasheviq nga Qendra për Edukim Qytetar tha se perceptimi i diskriminimit në bazë të përkatësisë fetare mbetet gjithashtu mjaft i lartë.
/MALESIA.ORG/