Në maratonën e hulumtimeve dhe publikimeve shkencore, Dr. Martin M. Bojaj ka vendosur një tjetër gur në murin e kërkimeve akademike në Vjenë të Austrisë me publikimin e punimit të tij në revistën ndërkombëtare Empirical Economics.
Punimi me titull “Efektet Dinamike të Blockchain në Tregjet Financiare: Evidenca nga TVP-Bayesian VAR me një Qasje të Ndërlidhjes” (“Dynamic Effects of Blockchain on Financial Markets: Evidence from TVP-Bayesian VAR with a Connectedness Approach”) trajton një nga çështjet më të rëndësishme të kohëve moderne: ndikimin e blockchain në stabilitetin financiar dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të vogla si Mali i Zi. Studimi analizon se si kjo teknologji e re mund të ndikojë në tregjet financiare, investimet e huaja dhw politikat ekonomike përmes një metodologjie inovative që ka pri dryshimet në kohë dhe efektet sistemike.
Ajo që e veçon këtë hulumtim është korniza e tij e re metodologjike: duke integruar një model TVP-Bayesian VAR me një qasje të ndërlidhjes, ky studim arrin të kap marrëdhënietqë ndryshojnë në kohë dhe goditjet sistemike në një mënyrë që modelet tradicionale nuk munden. Kjo qasje inovative u ofron politikëbërësve dhe palëve të interesuara njohuri dinamike dhe largpamëse mbi ndikimin në zhvillim të teknologjisë blockchain në tregjet financiare, duke ofruar një lente unike për të lundruarn në kompleksitetin e adoptimit të blockchain-it.
Në një epokë ku inteligjenca artificiale (AI) po revolucionone ekonominë globale, duhet theksuar se blockchain–i është baza dhe nukleusi i saj, duke siguruar transparencë, siguri dhe decentralizim në sistemet inteligjente. Kjo lidhje mes blockchain-it dhe AI e bën këtë studim edhe më të rëndësishëm për të kuptuar ndikimin e teknologjive të reja në financa dhe politikëbërje.
Publikimi i këtij punimi në Empirical Economics, revistën shkencore të Institutit për Studime të Avancuara në Vjenë (nëgjuhën gjermane: Institut für Höhere Studien, Wien), tregon rëndësinë dhe cilësinë e hulumtimit. Ky institut, i themeluar në vitin 1963 nga Paul F. Lazarsfeld dhe Oskar Morgenstern, njihet për përkushtimin e tij ndaj kërkimeve empirike të nivelit të lartë.
Dr. Bojaj shpreh mirënjohje të veçantë për Profesor dr. Robert M. Kunst, kryeredaktor, dhe Profesor dr. Bertrand Candelon, redaktor i asociuar, për mbështetjen dhe udhëzimet e tyre gjatë procesit të publikimit, si dhe për recensentët që kontribuuan me vlerësime të vlefshme.
Ky studim është një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për literaturën akademike, por edhe për politikëbërësit dhe investitorët që kërkojnë të kuptojnë më mirë integrimin e teknologjive të reja në ekonomi. Me këtë arritje, Dr. Bojaj jo vetëm që vendos rajonin tonë në hartën e kërkimeve shkencore ndërkombëtare, por gjithashtu hap rrugën për diskutime të reja mbi të ardhmen e financave dhe teknologjisë.
Për më shumë detaje mbi studimin, mund të konsultoni revistën Empirical Economics në numrin e saj të fundit në linkun https://link.springer.com/article/10.1007/s00181-024-02696-8.
Albert Camaj