Shënohet 15 Dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit

Në QKI “Malësia”, Komuna Urbane e Tuzit, në bashkëpunim me qëndrën për kulturë, shënoi 15 dhjetorin, ditën e çlirimit të Tuzit, nga okupatori fashist. Manifestimi filloi me intonimin e himnit malazias, e pastaj të pranishmit i përshëndeti kryetari i KU të Tuzit, z. Nikollë Gegaj. Me këtë rast u ndanë edhe çmimet dhe shpërblimet e Komunës urbane të Tuzit, të cilat i kishte caktuar juria e Kuvendit të KU. Laureat ishin piktori nga Malësia, Gjelosh Gjokaj dhe futbollisti i njohur Refik Shabanhaxhoviq, i cili shperblimin e tij në para, e dhuroi për ndihmë familjeve të përmbytura në Malësi. Programi ishte i gershetuar me disa pika muzikore të violinistes Dea Nicaj si dhe të grupit të fëmijëve të SH.K.A Ramandan Sharkiq,
Në këtë soleminitet ishte një numër i madh musafirësh, ndër ta deputetë dhe këshilltar nga KU e Tuzit, Ministri për Pakica Ferhat Dinosha, zavëndës komandiri i Airoportit Malazias në Podgoricë, N/PREFEKTI i Malësisë së Madhe Sytki Ndrecaj etj.

Fjala e Nikollë Gegaj:

Të nderuar Deputet dhe këshilltarë të Kuvendit të Komunës Urbane, të nderuar krerët e bashkësive fetare dhe ruajtësit e harmonisë sonë, të nderuar fitues të Çmimit të Komunës urbane të Tuzit, të nderuara zonja , të dashur qytetarë dhe të gjithë ju miq të pranishëm, më paraqet nder dhe kënaqësi të veçantë që mund t’ju përshëndes në këtë tubim madhështorë i cili organizohet me rastin e 15 dhjetorit, ditës së çlirimit të Tuzit.

Secilit qytetarë të Komunës urbane të Tuzit ia uroj Ditën e Çlirimit të Tuzit dhe më lejoni që posaçërisht të shprehi lumturinë në lidhje me praninë e një numri kaq të madhë të miqve tanë.

Duke festuar 65 vjetorin e çlirimit, rasti është që të kujtojmë të gjithë luftëtarët e LNÇ-së nga treva e Komunës urbane të Tuzit, heroin tonë Mahmut Lekiq, dhe të gjithë fatet e tjera të njohura e të panjohura, trimat dhe viktimat e rëna në këto troje gjatë luftës së dytë botërore.Sakrificat e luftëtarëve të LNÇ-së për këtë ,mjedis të vogël janë shumë të mëdha dhe për këtë u nqoftë nderë dhe lavdi për amshim.
Ne si pushtet lokal kur të krijohen kushtet do të propozojmë që kjo Ditë e cila simbolizon luftën për çlirim dhe tendencën për paqë, si dhe kundershtimin ideologjive të errëta, të shënohet si Dita e Komunës të Tuzit. Ky është rasti t’u falenderohemi edhe të gjithë atyre pjesëtarëve të LNÇ-së, Shqipërisë të cilët kontribuan që kjo trevë të çlirohet.
Të pranishëm sot, kemi arsye të jemi krenar që I takojmë këtij mjedisi, të arriturave të lavdishme antifashiste të tij, bashkëjetesës së harmonishme, multietnicitetit dhe multikonfesionalitetit të tij. Malësia multikonfesionale është dëshmi se si njerëzit mund dhe arrijnë së bashku, sepse as nuk do të mundej ndryshe sepse kësisoj të gjitha fetë na mësojnë.
Malësia shumëkombëshje është mjaft e gjërë për të gjithë, e as nuk do mundej ndryshe sepse kështu na kanë ,mësuar të parët tanë, të respektojmë dhe të ruajm të tjerët.
Malësia mund të tregojë se si është e mundur të jetohet me diversitete, se si ato kurr nuk kanë qënë pengesë, përkundrazi aro kanë qënë nxitje për bashkjetesë.
Zoti është aty që të lavdohet, kombi të ruhet, e të gjithë së bashku të kemi nderim dhe respekt të ndërsjelltë.
Qellimi im është që Komunën urbane të Tuzit t’a shndrrojë në shtëpinë e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh dallimet kombëtare, fetare apo politike.Motivi im ka qenë dhe ka mbetur ruajtja e marrëdhënjeve jashtëzakonisht të mira njerëzore të cilat i kemi trashëguar, e në ne është që ato t’i ruajmë dhe avansojmë.

Jam i sigurtë që kemi arsye për festim sepse këtë vit Ditën e Çlirimit të Tuzit e festojmë në një Malësi më të bukur dhe me përparimtare.
Dita e sotme është rasti që t’u falenderohem të gjithë bashkëpunëtorëve , edhe opozitës dhe kritikëve konstruktiv të punës tone. Kontrolla e tyre është e nevojshme në mënyrë që angazhimi ynë të jetë më I përsosur dhe konsekuent.

Ky është rasti që t’I drejtohemi publikut, qytetarëve tanë, Juve që shkurtimisht të rikujtojmë atë çka është bërë gjatë vitit të kaluar për zhvillimin e Komunës tone urbane.

Komuna urbane e Tuzit ka hyrë në projekte të rëndësishme të cilat përgjithmonë do të ndikojnë në zhvillimin e terësishëm të trevës dhe pamjen e re të Tuzit dhe rrethinës së tij. Projektet e Kryeqytetit të cilat janë të lidhura me Komunën urbane të Tuzit kanë rëndësi për nxitjene zhvillimit dhe krijimin e standardit më të mire jetësorë për të gjithë qytetarët tanë.
Nga të gjitha investimet kapitale të cilat janë në vijim ose janë duke u realizuar në trevën tone, unë do të veçoja ujësjellësin “Malësia jugore”, si një ndër investimet prioritare dhe më të rëndësishme që pritën të realizohen. Poashtu për ne project shumë i rëndësishëm është edhe rekonstruktimi i pjesës së rrugës M-18 nga kalimi kufitar Bozhaj kah Tuzi na gjatësi prej 8.8 km.
Një nga prioritetet tona kur janë në pyetje investimet kapitale është edhe ndërtimi i palestrës sportive në Tuz.

Kemi punuar në përgatitjen si dhe kemi bashkëpunuar në përkrahjen dhe realizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore dhe sportive në këtë trevë.Për të parën here kemi ndarë mirënjohje nxënësve të dalluar nga shkollat fillore dhe të mesme nga treva jonë, sot ndajmë Çmimet dhe Shpërblimet e Komunës urbane të Tuzit, si dhe kemi shpall konkursin për përkrahjen e projekteve të organizatave joqeveritare. Punojmë në projektin që të ndahen bursat kuadrove defecitare nga treva jonë, gjegjësisht studentëve dh nxënësve të cilët koniderohen si kuadro deficitar.
Përmes kontakteve ë kemi realizuar me përfaqësitë e huaja diplomatike kemi treguar për mundësinë e bahskpunimit kur janë në pyetje investimet në projektet të caktuara me rëndësi për të gjithë ne.

Gjatë këtij viti qytetarët kanë patur mundësi të ndjejnë kënaqësinë me rastin e zgjilljes së disa problemeve të caktuara komunale, siç është rekonstrukcioni i rrugëve lokale, ndriçimi publik, eleminimi dhe sanimi i deponimeve të egra, thellimi i lumit Urrela në pjesë të caktuara etj.
Aktivitet shumë i rëndësishëm ka ndodhur edhe me rastin e përcjelljes dhe ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve rreth situates e cila ka ardh me rastin e përmbytjeve të trevës dhe amvisërive të rrezikuara në bregun e Liqenit të Shkodrës në Komunën urbane të Tuzit.
Në bashkpunim me ekipet operative kemi arritur që t’u dalim përballë qytetarëve dhe në këtë mënyrë të lehtësojmë gjëndjen e tyre mjaft të vëhtirë, disa lloje aktivitetesh janë ndërrmarrë nga ana e Komunës urbane të Tuzit rreth ituatës së krijuar, siç është ndarja e ndihmës financiare, si dhe produkteve tjera të ndryshme.
Gjithsesi që vitin 2010 nuk dëshirojmë t’a kujtojmë lidhur me permbytjet , por lidhur me ngjarjen e rëndësishme që ka të bëjë me vëndosjen e tabelave me mertimet e vendbanimeve dhe toponimeve, përveç se në gjuhën malazeze edhe në atë shqipe.Kjo ngjarje ka ndikuar që Komuna urbane e Tuzit dhe Kryeqyteti të fitojnë lavdata të posaçme nga qytetarët e Malësisë. Krahas kësaj ngjarje tjeët e rëndësishme është edhe vëndosja e flamurit shqoptar krahas flamurit shteteror, para ndertesës së Komunës urbane të Tuzit, ç’gjë e bëmë së bahskut me ministrin Ferhat Dinoha, me 28 nëpntor të këtij viti.

Po ashtu edhe avansimi i punës së Kuvendit të Komunës urbane për ne është shumë i rëndësishëm, gjatë vitit 2011, në lidhje me këtë do të vij deri tek pajisja e sallës së Kuvendit me teknikën e nevojshme për zërim, votim dhe shënim të stenogramit.

Planet tona për të ardhmën janë të lidhura me qytetarët dhe nevojat e tyre.

Ju premtojë se udhëheqësia e Komunës urbane nuk do ti mbyllë dyertë para kurrkuj i cili me ide të reja do ti dëshirojë dhe kontribojë zhvillimit të Komunës urbane.
Edhe njëherit ju urojë Ditën e Çlirimit të Tuzit, 15 dhjetorit i cili festohet dhe shënohet si datë e rëndësihme në historinë tone. Faleminderit.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

VIDEO