Bashkohen Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare ?

Nga burime të sigurta të Malesia.Org, Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj dhe Partia Demokratike – Fatmir Gjeka kanë ra dakord që të dalin unik në aktivitetet politike me qellim të bashkimit të këtyre dy subjekteve në një subjekt të vetëm politik.

Në një të ardhme të afërt është vendosur që këto dy subjekte të dalin si një subjekt i vetëm dhe si i tillë të dalin në zgjedhjet e ardhshme. Ata gjithashtu do të nisin procesin e bashkimit të partive tjera shqiptare në një trung.

Partia Demokratike është partia më e re shqiptare në formim, si produkt i bashkimit të 4 subjekteve shqiptare, e cila nga dita e parë e punës së tyre kishte vendosur të punojnë në unifikimin politik me Alternativen Shqiptare.

Pritet që deri në fund të vitit, këtë së pari në Kuvend ta konfirmoj Partia Demokratike dhe pastaj edhe Alternativa Shqiptare në Kuvendin e radhës.

Partia Demokratike është formuar nga bashkimi i krahut të shkëputur nga UDSH-ja dega Ana e Malit (Fatmir Gjeka), Partia e Prosperitetit Demokratik (Ali Rexha) Aleanca e Re (Amir Hollaj) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (Ali Doda). /Malesia.Org/

KOMENTOJE