A do të kujtohet ndonjëherë shteti shqiptar për këtë bir të tij?
nga Gjeto Ivezaj
Smajl Martini Ivezaj, bajraktari i Grudës së njohur, është një ndër shqiptarët më patriot, për të cilin deri më sot fare pak është bërë për nderimin e tij në rangun kombëtar. A e meritonte Smajl Martini një nderim të tillë, e sidomos në përvjetorin historik të 100 vjetorit të Pavarësisë? Për këtë le të pyetët historiografia shqiptare, le të shfletohen arshivat dhe bibliotekat, edhe pse për personalitete të tilla ka pas shumë rezerva për t’ua vënë në dukje trimëritë dhe aktivitetin e tyre.
Smajl Martini është pa dyshim njëri ndër luftëtarët më të mëdhenj që pati Malësia, e për më shumë, gjithë Veriu i Shqipërisë. Ai, qysh në moshën 18 vjeçare u dallua si një prijës trim dhe i vendosur në luftën kundër okupimit turk, duke marrë pjesë në shumë lufta çlirimtare. Nuk mund të kalohen luftërat e njohura në Shkodër, Vraninë e Shipshanik, në Deçiq e Bukovik, në Plavë e Guci, në Pejë si dhe në betejën (Kryengritjen) e përgjakshme në tokat e Maqedonisë kundër Sadri Agë Pashës etj., duke qenë në ballë të kryengritjeve liridashëse kudo në trojet shqiptare të okupuara padrejtësisht prej pushtuesve historik, që tashmë njihen.
Smajl Martini, jo vetëm që vinte nga një familje me tradita patriotike dhe shumë e njohur në Malësi e më gjerë, siç ishin atdhetarët Preç dhe Bacë Vuksani të njohur për luftërat e viteve 1780, të thirrur “Princat e Grudës”, që u vunë në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit në qytetin historik të Shkodrës, por edhe vetë Smajli, në vitin 1835 i vuri gjoksin e me heroizëm shembullor mbrojtën këtë Kala dhe Kishën rrëzë saj, të quajtur “Zoja e Shkodrës”.
Janë historianë të njohur, të cilët kanë shkruar për këtë prijës e luftëtar të pamposhtur. Një ndër to ishte historianja e njohur Gradizhinia, që në vitin 1837 do t’i përshkruante këto beteja dhe Smajl Martinin si një hero për mbrojtjen e çështjes shqiptare.
Perandoria turke e ndoqi hap mbas hapi veprimtarinë e Smajl Martinit, duke e dënuar në vitin 1883 në një izolim të përkohshëm për t’iu rikthyer dënimit të përjetshëm në vitin 1886, ku gjyqi ushtarak i Sulltanit do të dënojë bashkë me Smajl Martinin Ivezaj edhe një numër të madh malësorësh të Grudës, bashkëluftëtaret më të ngushtë të tij: Dedë Ula (Lulgjuraj), Ujk Dushi (Kalaj ), Shabë Smaku (Berishaj), Gic Gila (Grimaj Ivezaj), Prëk Gjetja (Ivezaj), Lulash Deda (Ivezaj) dhe Lucë Preka (Ivezaj).
Internimi i këtij luftëtari në Diari-Bekir të Turqisë, bëri që ai, pas më shumë së dhjetë vjetësh të vdes në internim dhe, sot e kësaj dite, të mos i gjendet as varri.
Vite më parë ai do të merrte pjesë bashkë me Baca Kurtin e Dedë Gjo Lulin në Lidhjen Historike të Prizrenit, në Qershor të vitit 1878.
Për të gjitha këto e të tjera, që saktësisht i kanë shpëtuar kohës dhe mundësisë për t’u dokumentuar, ekzistojnë shkrime deri në Ipeshkvinë e Venecias, ku Ipeshkvi i njohur edhe në fushën e historisë, Toni Assagazino do të shkruante për qëndresën liridashëse të Malësisë në vitin 1780, historianët Pjetër e Arben Teodori ( ACC.PO, fq 117) në vitin 1856 do të shkruajnë për rolin e këtyre bajraktarëve për të mbetur Malësia e pandarë nën territorin shqiptar, e jo ashtu siç ndodhi në të vërtetë. Njihet thënia e Smajl Martinit në shenjë proteste, kur mësoi se Malësia po copëtohej: “Nuk kam qenë dhe s’do të jem kurrë për copëtimin e trojeve tona të shtrenjta të lëna trashëgim nga të parët tanë.”
Po kështu, sipas Andrija Joviçeviqit, Smajl Martini ka luftuar vazhdimisht edhe kundër sundimit malazias në tokat shqiptare të Malësisë, me të njëjtin intensitet që ka luftuar kundër pushtuesve turq, duke bërë që luftërat dhe qëndresa e kësaj familje të njihen deri në Amerikën e largët. Për këtë është shkruar me datat 9 dhe 21 Maj të vitit 1911 në gazetën e njohur “The New York Times”.
Për të gjitha këto e të tjera veprimtari të këtij heroi popullor, folklori shqiptar njeh me qindra vargje në dhjetra këngë të shkruara e kënduara për të.
Smajl Martini edhe pse mbeti jetim në moshën 17 vjeçare dhe e dinte ç’do të thoshte lufta, i dha dy djem luftërave kundër Malit te Zi, Gjonin dhe Pjetrin, i dha nipin Martin dhe për më tepër i dha historisë tonë Tringë Smajlin e njohur. Pra, Smajl Martini Ivezaj duhet vënë në piedestalin që e meriton.
Disa të dhëna të shkëputura u moren nga:
Pr.Dr. Palokë Berisha “ Punime nga shkencat humanitare” Ulqin, 2011
Edi Shukriu “ Gratë e shquara shqiptare”, Prishtinë 2003
Andija Joviçeviq, “ Malësia 1914-1923
“The New York Times” dt 9 dhe 21 Maj 1911
Krahi i Dednik bajraktarit merren me cestje te Malsis,se keta tjer bajraktarit e Grudes nuk u intereson per Malsi.
Duhet me dit ti Shkur e Shqip Me shkrua ma bukur apor ndoshta e ke ba me qellim edhe pse se kepa te veshtir me shkrua drejt DED NIK BAJRAKTARI e ne fakt ky edhe asht Bajraktari i Grudes pra e trashigoi frontin e bajraktardhekut nga kushriri i tij SMAJL MARTINI( sic e pame me lart ne kte tekst me siper sepse Smajlin me rrethin me te ngusht te krerve te Grudes e tresin ne Diabekir te Anadollit -Turqi), prandaj te gjithe smujn me ken Bajraktar por vetem nji famile ne Bajrak e une mendoj se trashegimtar te drejtperdrejt gjenetikisht jan familja e Ded Nik Bajraktarit , ktyne u takon me se shumt
i te merren me figuren e madhe te Smajl Maritnit dhe Ded Nik Bajraktarit e pajtohem plotsisht me ju se te gjithe e kemi detyr te punojm per te miren E MALSISE dhe te njeni tjetrit gje qe na e trashiguan te paret tone te nderojm mik dhe anmik ,kjo eshte ne gjakun e Malsorit edhe pse anmiku shpesh te ven thiken e te mbyt , per kete jemi gjithe deshmitar dhe perjetues te ngjarjeve te tilla …, pergezoj Gjeto Ivezaj cdo te mir ne jet dhe vetem perpara , llasht zoti qe te gjithe Atdhetaret dhe koloset tone te gjejne vendin aty ku e kane edhe pse qart po shifet se cka po behet pra po iket nga e ve
verteta ne shumicen e rasteve, Lavdi deshmoreve te kombit tone te shumevuajtur neper shekuj …
Per detyre nuk e kan ata ose kta, por e kemi tgjith ne qe jem malsor dhe shqiptar.
E vertet se per Smajlin pak shkruhet e pak permendet, megjithse emni i tij eshte i madh. Emri i tij gjindet ne arkivet ne ballkan e bote. Por edhe atje me shume rrin ne arkive sesa del nga ato. Ndoshta pak fajin e kan edhe pasardhesit e tij, por edhe sikur ata te benin, tjeret do te thonin po e promovon djali baben. Ashtu e kem ne shqiptaret, per fat te keq!
Kam lexuar per Smajlin ne Shkoder. Nje ate shkruante…
te pakte jane prijes shqiptar qe per Shqipni dhane sa dha ai. Duke ja nis me baben e tij qe vritet ne lufte me shkije, dy djemt e tij vriten poashtu me shkije, vllau dhe djali i vllaut. Ne fund prijesi i Grudes Smajli denohet me vdekje. E cka edhe me shume dha nje burrneshe si Tringen e Grudes!!!! Kto i lexova ne mes tjerash.
Por si cdo familje tjeter edhe ne kete familje mund te gjindesh edhe ndonje “krimb”. Fatkeqsisht ne jemi te tille, qe po ti kesh 999 te mira dhe 1 te keqe, ne vetem ate 1 te keqe e shohim dhe permes saj mundohemi te i zhdukim ato 999 tjerat.
Ju Precajt e Ivezajve, por edhe gjith Ivezajt e gjith malesoret e shqiptaret keni pse te krenoheni dhe e keni per detyre ti respektoni por me vlerat e tyre nuk mund te ngrisni vehten (fjalen per Ivezajt), se ate e beni me veprat tuaja.
Lavdi Smajl Martinit dhe gjith burrave shqiptare qe u flijuan per kete toke!
Nuk e di se cka me ka muj te jape per Grude, Malesi,dhe mbare kombin Shqipetare ,ni njeri. Flioj vehtem, te dy djemet, me ne funde e bija Tringa u vu ne sherbim luftes per liri. Te jemi krenare per veprat e tyre. Lavdi per jete.
Arber, Ded Nik Bajraktari nuk ka ken kushrini i Smajl Martinit por ka ken nipi i
Smajlit (djali i vllaut), djali i Nik Martinit.
Baba i Smajlit, Martin Vuksani bjen ne luft kunder shkijeve ne Kuch. Vllau, Nik Martini bjen poashtu ne lufte kunder shkijeve. Dy djemt e Smajlit, Gjoni dhe Pjetri mbesin ne luft kunder shkijeve poashtu, ne kohen e luftrave te Lidhjes se Prizrenit si dhe nipi (djali i vllaut) Martin Nika. Kurse nipi tjeter, Ded Nika me internimin e Smajlit e trashigon poziten e Bajraktarit.
Smajl Martini mbas 2-3 vjet burgim ne Shkoder, internohet ne DiariBekir ku dhe vdiq.
Tringa, vajza e Smajlit jeton dhe vepron me kushrinin Ded Niken.
Ded Nika i prin Grudes ne Kryengritjen e Malsis 1911. Tringa poashtu gjithkund bashk me Ded Niken. Edhe ne Memorandumin e Greces Ded Nika por edhe Tringa ishin nder nenshkruesit e par te memorandumit.
Nje biografi e shkurt per ata qe ndoshta kan deshir te din.
Pertimet kjo familje ka dhan shum. Sigurisht se ka pak familje shqiptare qe kan dhan kaq burra e gra. Me ka bisedua baba se familja e Precajve shum her ka mbet ne 1 mashkull ne shpi per shkak se kan mbet en lufta.
Por besa sot skan me cka me u krenua. Po munden me u krenua me paradhsit por per kta qe jan sot nuk kan pse me chua kryet. Mos em keqkuptoni se nuk po thom per tetan por besa per gati tan prej tyne vetem …..
O Suma, kush e ka tash ne dor bajrakun,nga keto famile?
Pas Ded Niks bajraktarllekun e trashigon djali i vllaut, Zef Martin Nika.
Sot? Bajraktari ne ato kohna kishte rrol ne fis e shoqeri, ata perfaqsonin fisin, udheheqeshin betejat, udheqenin bisedimet me mik e anmik, nenshkruashin e miratoshin marreveshje e kerkesat ne lufte e paqe. Ajo ishte nje autonomi shoqnore e fisnore e vecante te cilen e perfaqesonin Bajraktaret. Kishin rrol te vecant dhe kompetenca.
Sot jemi ne nje kohe tjeter, jetojme ne nje shoqeri ndryshe te organizuar.
Sot ato u zavendsuan me kryetar te bashksive lokale, kryetar te partive, peerfaqsues te kuvendit te komuns…
edhe te mos harroj kemi kryetarin e komuns urbane. Sot ai zyrtarisht esht njeriu numer 1 ne Malesi. Populli voton perfaqesuesit e kuvendit te komuns, e ata zgjedhin kryetarin e komuns.
Nga ai lloj i organizimit shoqnor, i kohes se bajraktarve kemi trashigua dhe e cila ende funksionon ne Malesi esht qe psh kujt i bjen te rri i pari ne krye te tavlins, ose ne prijn ne dazem, hater e raste tjera. Tjerat jan fik me kohen e me to edhe pozita e bajraktarllekut.
Sikur Malsia tkishte vazhdua traditen e bajraktarllekut mvaret se kush do ta kishte marr nga Zef Martini se ai ishte bajraktari i fundit…
i Gruds per at koh kur ai titull kishte nje rrol e randsi dhe detyr. Ma thellesisht nuk di, mvaret se si i shohin familja e Precajve ato gjana.
Edhe nese ata e kan vazhdua traditen qe sot ska asnje rrol, e vetmja gja qe vet mund tbaj per ta asht kur tem vin per fest do ti vendosi ne krye te tavlins. Ose aty pran hotjanit.
Sjedh e pshtjedh me muhabet shum e gje sna tregove,se kush e mban sot
Titullin e bajraktarit te Grudes.
Thach aq sa di. Bela ma shum ka me than dikush tjeter ose hajt e pyet ndoni te moshuar nga Ivezajt.
Tash ti sigurisht e din rrolin dhe funksionin e bajraktarit ne koh te sodit?
Na trego se vet nuk e di?
Hiqnju marrinave po cka asht kjo bised. Ne at koh ma shum kanpa respekt e kredabilitet ne Malsi bajraktart e vojvodt se cka keni ju sot ne shpi te veta. Ata kan ba cka kan ba po ju cka keni ba?
Ater Malsin e kan perfaqsua ata e sot e perfaqson Fran Lulgjuri, Nikoll Gegaj, Halil Dukoviqi, Vasel Sinishtaj, Gjergj Camaj edhe mos te harroj Nexhat Dresheviqin.
Mem fal por ashtu asht. E Smajl Martinit lavdia i kjoft.
Suma pot kallzoj vet. Rroli i tyne asht jeshtu, kur tkesh noj rast e tvin musafir en shpi kqyr e vej en krye tvetit edhe thueju hajde bajraktar prich mir se u bahet qefi. Tjeter rrol as funkcjon skan pasha ty e mua. Vet e di se i kam miq. Sta merr menja sa qef kan me u than ashtu. Jaq mujm tetan me ba per ta. Mos u idhnoni eeeeeee? 😉
Ky ishte njeri prej te pakteve bajraktar qe punoj per ceshtjen kombetare dhe sebashku me Baca Kurtin jane figurat me te ndritura te bajrakut te Grudes dhe te tmbar Malsis.Smajl Martini si bajraktar ishte ne sherbim te atdheut dhe te flamurit te shenjt kombetar pra ati kuq e zi, ndersa disa bajraktar te tjeter ishin ne sherbim te cetines dhe nje pjes ne sherbim te Sulltanit, ishin sherbtor ne Oborrin e ti “sylafxhi” edhe kurr te paret e tyne nuk prenuan me ja kthye pushken turkut, edhe te pasrdhsit e tyne sot jane ne sherbim te pushtetit ndajn cmime paqet e manipulojn Malsin. LAVDI SMAIL…
Pa n’oj tkeqe per pasardhsit e bajraktarve por ajo kohe ka kaluar dhe bashk me te edhe titujt. Ju sot mund te i nderoni e krenoheni me ata qe ishin por kredi per vehten nuk mund te merrni.
Malota i Nishit duhet me e dijt se Titujt kan proceduren se si merren e mbahen, ata kan detyrimet e funksionin. Sot ato funksione nuk ekzistojn keshtu qe as Titulli nuk mund te ekzistoj pa ato.
Kjo i bie si nipat e sterrnipat e Adem Jasharit te trashigojn titullin Gjeneral i UCKse. Ai titull ekzistonte sepse ekzistonte UCKja e cila e ka krye detyren e vet dhe nuk ekziston me.
Shum e thjesht
O “Trimi ” edha ca te tjere . e shoh se bjeni dakorde se kjo familje ka be shume per ceshtje kombetare. mire qe i dini dhe i pranoni. Por te thoni se nuk kan lan ka mbrapa eshte shume gabim. Zoti Gj… I…. , Mbrenda Mundesive te tija psiqike dhe ekonomike ka veprua ne SHBA pa praj . , Vellai i madhe Gj….. Gj…. Dede Nike bajraktari Ka pas shume respekt ne Malesi dhe disa here ka fitua ne votat lokale. Ishte edh krytare i BL Vrane. Ndersa Djali I Gj…. R…… ka te kryer shencat politike ne Prishtine.Tash 12 vite krijoj kete (Malesia. org.) dhe e mbane ,e nuk paguhet per kta…
R….. eshte djale shume modeste. Por punen qe ben duhet te ja tregojme, dhe te jemi mirenjohtes…Nuk e di pse kemi problem te flasim fjalen e mire edhe per ate qe padyshim e meriton .R….. ti per mua je Bajraktari i Grudes se je pasardhes i drejte per drejte i Dede Nikes, je i denjte dhe i drejte.Njerezit si ti do ta kishin perkrkrahjen e pothuaj tere Malesise…Tung..
Smajli ishte i vetmi qe luftoj Shkjaun dhe Turkun , une ket mund ta krahasoj vetem me Skenderbeun se as ni tjter nuk i afritet,Si i tidhe denohet me vdekje nga gjygji ushtarak turk , rast i vechant ne ter Shqiptarizem,Ishte bajraktar dhe pris i grudes dhe Malsis,…. per sumen , bajraktari nuk esht pris fisnor por Malor dhe ne shume raste Krahinor, mvaret nga meritat,Si pasardhes i smajlit Ded nika vazhdoj ket titudh me ner dhe arz , mbas dedes vjen Zef Martini i Grudes si nip i dedes dhe vllaut se mochem , dmth,,,bajrakaku shkon ne te njejten mnyr si shume gjera sot ne Malsi dhe shqiperi,,,
Zef Martini ishte bajraktar dhe pris i grudes , mbroj Gruden , luftoj sa her ne dhe te zi kundra shkjaut dhe ishte pris i grudes ne mbrojtjen e Koplikut kundra Malit te Zi dhe Serbis gjat viteve 20…po ashtu ishte shok i ngusht i ahmet zogut ku edhe Fran Lulgjuri gjat rastis se Dinoshes te fundit e permet….pra bajraktar dhe faqebardhe kjo shpi si asni , te prosekutuom dhe vrare si asni , si te tidhe bajraku shkon drejt ne baze te vjetersis dmth ,,bajraktar i takon sote Martin Nikolles Ivezaj si maj vjetri vlla nga pasaredhesit e Zef Martinit…..pershendetje,,,,,,L..RR.I
Pajtohem me Leken , se ajo kohe kaloj por nuk ka asni shqiptar qe skishte dasht te ken ksi burra ne shpi, mal apo fis, po ashtu na dhimbe ajo kohe ku njerzit kan pas rrespekt dhe ner ndaj njeri tjetrit , sot asht ni koh tjter, por megjithata ata qe i kan duhet te jen krenar dhe kryenalt ,,,,per ata qe si kan mund te jen real ose inaxhor ndaj tyre dhe historis , po ashtu neve sna mbeti as ni sen per te kuvesim perpos se kaluores se sa per histori te sotem apo atyre qe jane udheheqes politikan , mozot ma zi ,,,se esht gjynaf …..kaq per sot ,,,tung ,,,,L.RR.I
noci mir e ke besa.
nese hala funksonojn ato tituj ater cilin bajrak e paska gruda se jaj burri bajrakun shqiptar nuk duket se e ka ?
M…. eshte ne sherbim te Malit Zi dhe ai at e ka ba hapun. Gruda nuk perfaqsohet me bajrak qe mban ai
Shume interesant …….28 komente nga 4-5 njerz do me than si gjithmon jemi e zeza e vet ,e sidomos Gruda qe me dekada mposht njeni tjetrin -deri sa ne per shqipetari shum here i ngrisim njerzit ma te pa merituar se sa trimat legjendar si –Smajl Martinin e Vuksan Gelen fatkeqsisht na rrahim temen historike ne fryme te Enver Hoxhes qe ka presikutue sha e poshtnue dhe emnin Bajraktar ne krejt shqiptari deri dhe vorrin e Chun Mules..por e verrteta nuk mund shemet ,mbutet ,vritet as ndrrohet Lavdi Smajl Martinit dhe voters se tij Lavdi Bajraktarve te gjith Malesis
Per te vdekunit e kesaj shtepi ne fjale kam nije gjithmone vetem gjana te mira e te nershme. E prej te gjallve, une kisha vechue R……. qe asht nje djale i mire, atedhedashes, modest, i vyeshem, edhe pse udheheq ket portal falas qe besoj se i merr kohe te gjat, prapseprap nuk e ka pengue te kryej universitetin ne Prishtine. Ne te gjith duhet t’jemi mirnjohes per ket veper bamirse dhe t’i deshirojme fat dhe lumturi ne jete !
Lavdija u qoft te gjith familjeve bajraktare ne Malsi se te gjith vepruen e punuan per te miren e malsis dhe kombit.nje gje se kam te qart kur bje fjala per bajraktaret e grudes.
Ne qofte se Dedë Nika eshte ken bajraktar,pse kaloj bajraku te Zef Martini.
Pra pse se trashigoj djali bajrakun,por e trashigoj nipi?
Po te bazohemi ne gojedhena si dhe ne dokumenta, Precajve shpesh u eshte rrezikuar egistenca fizike (shume jane vra si puna e djemve te Smajlit, i biri i Bac Vuksanit , si dhe e disa vdhezerve te tjer qe vriten neper luftera dhe nuk lan trashegimtar dhe poashtu Baba I Zef Martini , Nik Martini plagoset rende dhe nga plaga e rende vdes , Poashtu Pretash Leka Krahu i Djatht i Ded Nik Bajraktarit plagoset dhe per fat te mir i tejkalon plaget dhe poshtu lufton me Grud e tan Malsi ne Deciq ane e mbane ku ishte nevoja te luftohej per debimin e pushtuesit Osman)!!!Puna e trashegimise se…
Bajrakterdhekut ka vijuar nga Preci bajrakun e merr Vuksani nga Vuksani Baci nga Baci Smajli nga Smajli e merr Deda e nga Deda Zefi , duhet thesuar se Gjoka Ishte i ri kur Zefi e trashigon Fronin e Bajrakut nga Deda dhe poshtu Zefi ishti nipi i Dedes ! ne Malsi dhe me gjere ne shumicen e rasteve fronin Mbretror e kan trashegua Nipat e nji dhoj fronit ishte edhe Bajrakterdheku i cili edhe bajrakterdheku ishte i nenshtruar mbajtjes se disa rregullave…pershendetje
Zefi ka mbet pa bab si fmi dhe e ka rrit axha Ded Nika. E ka rrit si djalin e vet, bile e ka paj edhe ma afer bash per arsye se ka mbet pa bab