FDI thërret në bojkot të zgjedhjeve

Në deklaratën e lëshuar sot, Forumi Demokratik për Integrim, thërret shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Nga pakënaqësia e madhe që kemi për situatën e krijuar të shqiptarëve në këtë shtet, e të cilin e shohin të gjithe shqiptarët, sepse gjindemi në një situatë shumë më të keqe dhe më të mjeruar se atë të viteve 1990. FDI si levizje kombëtare e shqiptarëve në këtë Shtet, ka vendosur t’ju bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve ku do që ata ndodhen, që në zgjedhjet Presidenciale të 7 prillit, të qëndrojnë në shtëpia të veta dhe të bojkotojnë zgjedhjet, sepse votën e tyre nuk e meriton asnjëri nga kandidatët, fillon deklarata.

Shqiptaret në asnjë mënyrë nuk mund ti japin përkrahje Kandidatit të PDS-së, parti e cila udhëhiqet nga anti-shqiptari Millo Gjukanoviq, i cili këtë shtet e ka shëndrruar në shtet privat, të cilin e kontrollojnë Gjukanoviqët, Shariqët dhe bandat e tyre kriminale.

Gjatë referendumit ata premtuan se shteti i pavarur malazez do të jetë shtet i së drejtës, shtet multinacional dhe multikonfesional, por ky shtet i cili Pavarësinë e vet e fitoi me votën e shqiptarëve nuk dëshmon mirënjohje ndaj nesh dhe nuk siguron barazi, por ende na konsideron si qytetarët të dorës së dytë. Nuk munden shqiptaret me votën e tyre te shenjtë t’i japin legjitimitet një pushteti i cili ka bllokuar zhvillimin e ekonomisë duke bllokur dy deget kryesore të saj Turizmin dhe Bujqësinë; nuk munden shqiptarët t’i japin legjitimitet një pushteti i cili punon në rritjen e mafias dhe përparimin e krimit të organizuar; nuk mundemi t’i japim votën kandidatit që është njëheri edhe nënkryetar i partisë më të madhe në pushtet e cila po asilimilon dhe diskriminon shqiptarët dita ditës; atyre që na ndaluan përdorimin e flamurit, që na mohojnë të drejtën në vetëqeverisje të plotë lokale; që ulen numrin e përfaqësuesëve shqiptar në parlament, atyre që po na i grabisin pronat tona.

Dhe sidomos, jo atyre, që në mëngjesin e 9 shtatorit dërguan një tufë korbash të zez me maska në kokë, të armatosur deri në dhemb, të cilët thyen dyert e disa shtëpive në Malësi, rrahen pleq dhe plaka, gra e fëmij, në mënyrën më mizore dhe burgosen 18 djem nënash të pafajshëm. Një pjesë e tyre ishin edhe nga SHBA-të që ndodheshin për vizitë në vendlindje.
Antishqiptarët: Gjukanoviq, Vujanoviq dhe Mugosha; të burgosurit e 9 shtatorit i shpallën terroristë pa dhënë fjalën e fundit gjykata edhe pse aio në këtë shtet me këtë pushtet nuk nenkupton drejtsi.

Nga ana tjeter, kundër-kandidati i Vujanoviq z. Miodrag Lekiq, nuk është i përzier me klanet mafioze dhe në afera korruptive, por ai mbështetet nga partitë pro serbe, të cilat nuk njohin Pavarësinë e Kosovës dhe në plan-programet e tyre mbrohet “integriteti teritorial i Serbise”, Partitë që përkrahin z. Lekiq nuk përmendin asnjëherë çështje shqiptare dhe as nuk pranojnë të flasin për avansimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet, si popull i vetëm autokton në Mal të Zi.
Prandaj, të nderuara qytetare dhe qytetar shqiptar, faktet tregojnë qartë se te dy kandidatët janë pjesëtar të politikave anti-shqiptare të zhvilluara që 23 vite në këtë shtet dhe nuk meritojnë përkrahjen tonë. Prandaj, me 7 Prill, Ftoheni që të bojkotoni zgjedhjet dhe në këtë mënyrë t’ju tregojmë politikanëve të këtij shteti se për derisa të mos ndryshojnë qëndrimet e tyre ndaj shqiptarëve nuk do t’a kenë përkrahjen tone, përfundon deklarata. /MALESIA.ORG/