Shqipëria na bën krenarë, fiton në mes të Norvegjisë

Përfaqësuesja jonë kombëtare ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme me rezultat 1-0 në Oslo ndaj Norvegjisë, për të vazhduar kështu të mbajë gjallë ëndrrën e shqiptarëve për pjesëmarrje në Botërorin, Brazili 2014.

Në Norvegji ishin të pranishëm rreth katër mijë tifozë shqiptarë, që përkrahën ekipin në të ftohtin e madh që mbretëroi në Oslo.
Norvegjia e pati dominimin e lehtë në posedim në pjesën e parë, ndërsa gola nuk pati në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Shqipëria u ringjall duke hapur lojën dhe duke organizuar raste shënimi.
Pas një ndërprerje shumë mirë të ekzekutuar nga Bulku, ishte Hamdi Salihi që në mënyrë fantastike lansoi një goditje në drejtim të portës norvegjeze për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e kombëtares tonë (67’).

Minutat e fundit të sfidës ishin dramatike. Shqipëria ishte dy herë pranë golit, por sulmuesit shqiptarë u tregua të pa sakt.
Po ashtu, në fund mbrojtja jonë u tregua stoike, duke bllokuar vendasit nga barazimi i golit.  Si pasojë në minutën e fundit u përjashtua nga loja Andi Lila.
Rezultati i ndeshjes në fund nuk ndryshoi dhe pas kësaj fitoreje Shqipëria ka nëntë pikë në vendin e dytë në tabelën e Grupit E, me një pikë më pak se Zvicra në vendin e parë dhe me pikë të barabarta me Islandën.

Botërori 2014 nuk është vetëm ëndërr, mund të bëhet realitet… /Telegrafi/