Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula fitojnë “Top Fest 12”

Top Fest-i është festival i organizuar nga Top Media dhe njihet si një ndër festivalet më prestigjioze në trevat shqiptare. Mu në këtë festival emra të njohur të muzikës shqiptare filluan karrierë, një nder ta edhe këngëtari Alban Skenderaj. Nder vite Top Festi solli një frymë moderne në festivalet shqiptare ku u përfshinë pothuajse të gjitha zhanret muzikore, nga të gjitha trevat shqiptare.

Edicioni i dymbëdhjetë (topfest12) ishte edhe edicioni i fundit, gjë që e bënte këtë eveniment edhe aq me special. Ne na pëlqeu edhe aq më shumë ngaqë kënga fituese e Top Fest 12 ishte kënga “Shko” e kënduar nga Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula, të gjithë emra të njohur në tregun muzikor shqiptarë. Sidoqoftë ajo që na bëri  krenar ishte Lumi B (Lum Berishaj) që është i lindur në Prishtinë por me origjinë është nga Malësia, dhe vizitues i rregullt i vendlindjes së prindërve. Edhe njëherë stafi i Malesia.org i përuron fituesit dhe u dëshiron suksese të mëtutjeshme! /MALESIA.ORG/