Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Portali MALESIA.ORG

Urime 28 Nëntorin, 572 vjetorin e ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë dhe 103 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Urime Ditën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo gjinden, në çdo cep të botës. Urime Malësi, Ulqin, Plavë e Guci. Urime shqiptarëve brenda kufijve shtetërore, urime Kosovë, Iliridë e Luginë…

Të ndarë në shumë shtete, por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku!

Urime! 

flamuri-580x414

_________________________________________________________________________

KKSH

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi

MESAZH URIMI PËR FESTËN E 28 NËNTORIT – DITËS SË FLAMURIT

28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit të Skënderbeut, duke udhëtuar në retrospektivë, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, shtetin dhe identitetin e pacenuar.

Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik. Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.

Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim personal dhe në atë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, t’i përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.

Uroj që urat lidhëse të krijuara midis shqiptarëve të trevave të ndryshme, të bëhen më të numërta dhe të kosmopolitenizohen, ashtu siç është bërë tradicionale Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër, e cila bashkon të gjithë popujt vullnetmirë.

Urime!