Ringjyroset Flamuri në urën e Tërgajes

flamuri tergaje janar20167.01.2016 – Grafiti i flamurit i cili ishte vandalizuar disa ditë më parë, është ringjyrosur dhe kthyer në gjendjen e mëparshme.

Një vizitues i portalit tonë na ka dërguar një fotografi ku shihet flamuri i ringjyrosur në muret e urës së Tërgajes në Lumin Cem. /MALESIA.ORG/

————————————————————————————-

image
5.01.2016 – Grafiti i Flamurit kuq e zi i cili gjindet në urën e Tërgajes, në Lumin Cem, u zhgarravitë këto ditë nga dorë e panjohur.

Një vandalizëm i tillë ndaj simbolit kombëtarë është provokim ndaj Malësisë, por dhe akt qyqar i atyre që edhe pse në vend të vetë, urrejnë çkado që është shqiptare.

Shqiponja kuq e zi ishte punuar nga disa të rinjë para gati tre vite dhe sigurisht së shpejti do të ringjyroset. /MALESIA.ORG/