Gjeloshaj: Gati të jemi pjesë e qeverisë nëse na respektojnë

Nik Djeljosaj rtcgVendimin për votëbesimin ndaj Qeverisë, Alternativa Shqiptare do ta bien në kryesinë e partisë dhe në koordinim me partnerin e koalicionit Partisë Demokratike dhe kryetarit të sajë Fatmir Gjeka. Rreth kësaj çështje deputeti i ASH-së Nik Gjeloshaj ka thënë se janë të relaksuar, sepse siç ka thënë ai, partia e tyre nuk ka përfaqësues politik në Qeveri dhe nuk ka marrëveshje koalicioni me partitë në pushtet, ndërsa nëse SDP-ja largohet nga pushteti, janë të gatshëm të jenë pjesë e shumicës së re, por vetëm nëse ata i respektojnë si partnerë, shkruan CDM.

Lajmi se SDP-ja do të votojë kundër Qeverisë, Gjeloshaj e konsideron si e drejtë e tyre legjitime, por për atë ky vendim në thelb është më i diskutueshëm sesa vendimi se si do të votojnë ndonjë parti tjetër.

“E drejtë dhe lufta e çdo partie politike është të jenë pjesë e qeverisë. Pothuajse të gjitha partitë e opozitës kanë kërkesë që së bashku me DPS-në të formojnë qeveri të përbashkët deri në zgjedhje të reja, ndërsa neglizhojnë që ndonjë parti tjetër tregon interes që më DPS-në të jenë në pushtet. Të jam i qartë, Alternativa Shqiptare kurrë nuk do të pranojë të mbështesin një qeveri në të cilën do të jenë ata të cilët çdo ditë fyejnë pakicat kombëtare, ata të cilët nuk njohin pavarësinë e Kosovës, ata të cilët janë kundër NATO-s, atyre të cilëve shfaqja e flamurit shqiptar është provokim, të cilët gjuajnë më gurë ambasadën shqiptare, ata të cilët lavdërojnë veprat e Sheshelit dhe Millosheviqit e nga të cilët janë distancuar edhe bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë, ata për të cilët Srebrenica nuk është gjenocid”, ka thënë Gjeloshaj.

Parteri shumëvjeçar i DPS-së, SDP-ja ka njoftuar se do të votojnë kundër besimit të qeverisë, pjesë e të cilës është kjo parti.  Kundër pritet të votojnë edhe pjesa më e madhe e partive të opozitës. Klubi i deputetëve të pavarur gjithashtu do të votojë kundër qeverisë ka paralajmëruar Dritan Abazoviq. Ndërsa partia shqiptare Forca dhe Partia boshnjake kanë paralajmëruar se do të votojnë pro Qeverisë.

Votëbesimi i Parlamentit malazez ndaj Qeverisë do të zhvillohet më 25 janar.

Gjeloshaj deklaron se ASH-ja nuk ka përfaqësues politik në Qeveri, ndërkaq Marash Dukaj nga kjo parti është funksionarë qeveritarë; ushtrues detyre i drejtorit gjeneral në drejtorinë e arsimit të popujve pakicë pranë Ministrisë së Arsimit të Malit zë Zi./MALESIA.ORG/