Nik Gjeloshaj deklaron se do të përkrahë Qeverinë Djukanovic

nik gjeloshaj2

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj sot në Parlamentin malazez deklaroi se ai do të përkrahë Qeverinë e Milo Djukanovic.

Kryesia e Alternativës Shqiptare me shumicë votash më ka autorizuar t‘i japë përkrahje Qeverisë”, ka thënë Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se partneri i koalicionit, Partia Demokratike me kryetarë Fatmir Gjekën, e cila ka përkrahur këtë qeveri, si përfaqësues i koalicionit qartë ka deklaruar se duhet ti jepet besimi kësaj qeveri.

Ai tha se është normale që pakicat të jenë pjesë e pushtetit dhe se problemet tona nuk mund të zgjidhen nga karriget e opozitës, por është vërtetuar se nuk ka konkretizim të problemeve as kur përkrahët Qeveria, ashtu siç e përkrahën Gjeka e Nimanbegu, sqaroi Gjeloshaj.

“Shqiptarët nuk mund të jetë plotësisht të kënaqur, dhe kjo duhet të jetë paralajmërim për bashkëpunëtorët tuaj, se si duhet të jetë Qeveria më e suksesshme dhe shqiptarët më të kënaqur. Sikur të isha qenë unë deputet që nga fillimi i mandatit, nuk do të kisha përkrahur Qeverinë e cila nuk ka ministra shqiptarë. Është e pabesueshme si u bë kjo”, tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj deklaron se sikur të ishte qenë ai deputet në fillim të mandatit, nuk do të kishte përkrahë qeverinë, por tashmë në fund të mandatit i jep përkrahjen po të njëjtës Qeveri!

Për shumicën e re që do të dalë pas votëbesimit, Gjeloshaj si pjesë e sajë tha se ka tre propozime; – Zgjedhjet e reja lokale në Tuz deri në fund të vitit. – Përkrahje nga shumica e re për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve, – Qeveria e re të ketë ministra nga partitë shqiptare, që duhet të bëhet rregull si ligj për të gjitha qeveritë e ardhshme. Këto janë tre proipozimet e Gjeloshajt, por ndër to nuk është vetqeverisja lokale për Malësi. /MALESIA.ORG/