Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu do të përkrahë Qeverinë e Djukanovic-it, deklaroi sot në Parlamentin e Malit të Zi.
Nimanbegu ka theksuar se nuk është i kënaqur me realizimin e marrëveshjes me DPS-në, por nuk janë bërë as hapa prapa.
Ai sqaroi se kryesia e partisë së tij njëzëri ka votuar për përkrahje të qeverisë së Milo Djukanovic.
Nimanbegu tha se marrëdhëniet e DPS-së me partitë shqiptare janë të shkëlqyera.
Sot në Parlamentin malazez po vazhdon diskutimi për votëbesimin e qeverisë, iniciativë e cila erdhi me kërkesë të Kryeministrit Djukanovic, ndërsa gjatë ditës pritet votimi i deputetëve.
Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ende nuk është deklaruar se si do të votojë. /MALESIA.ORG/