Zëvendës Drejtori i Qendrës për Kulturë në Ulqin Dr. Nail Draga, këtë javë ka fillua vijimin e dënimit të tij në burgun e Spuzhës, shkruan portali Ul-Info.
Dragën, në fillim të vitit të kaluar Gjykata e Lartë në Podgoricë e dënoi me gjashtë muaj burg për shpërdorim të detyrës zyrtare. Funksionari i Lartë i Forcës së Re Demokratike, u gjykua nën akuzat për dhënjën e kontratave të dhënjës me qira të objektit në pronësi të Qendrës për Kulturë, pa organizuar përpara ofertë publike.
Siç shkruan portal Ul-Info, pritet që në ditët në vijim të mbahet seanca e Këshillit drejtues të Qendres për kulturë dhe në bazë të fakteve të reja,ta definoi statusin e Dr.Dragës në këtë ndërmarrje publike.