Alternativës Shqiptare i bashkohet edhe një subjekt politik

Alternativa Shqiptare dhe Aleanca Shqiptare nënshkruan sot në Tuz marrëveshjen për unifikimin e këtyre dy subjekteve.

Para disa ditësh me ASH-në u bashkua edhe Iniciativa Qytetare.

Lexoni deklaratën për opinion:

Të nderuar qytetar,

Duke njohur situatën aktuale politike në skenën shqiptare e që nuk është aspak e lakmueshme, Alternativa Shqiptare vazhdon me përpjekjen e bashkimit të skenës politike nacionale në Ma të Zi.

Pas bashkimit me Iniciativën Qytetare, arritëm marrëveshjen për bashkimin edhe të një faktori tjetër politik. Aleanca Shqiptare nga Gucia është subjekti politik i radhës që në të ardhmën do të veprojë në kuadër të Alternativës Shqiptare. Vendimi për shkrirje të përbashkët u sjell në Komunën e Gucisë, më 01.10.2017, në takimin ndërmjet përfaqësuesve të Alternativës Shqiptare dhe Aleancës Shqiptare.

Përfaqësuesit e Aleancës Shqiptare, që janë prezent me dy këshilltarë në Kuvendin komunal të Gucisë, potencuan rëndësinë e këtij bashkimi, duke apeluar që edhe subjektet tjera nacionale nga të gjitha trevat shqiptare të ndjekin rrugën dhe strategjinë që Alternativa Shqiptare po e praktikon kohëve të fundit.

Ne si subjekt serjoz, me angazhimin dhe veprimtarinë tonë, Jo me deklarata boshe, po e dëshmojmë bashkimin e subjekteve nacionale shqiptare, jo vetëm nga treva e Malësisë, por edhe në nivel të shqiptarve në Mal të Zi.

Dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë se që nga viti i kaluar, Alternativës Shqiptare i janë bashkuar tre subjekte nacionale, Iniciativa Qytetare e PlavësIniciativa Qytetare e Malësisë si dhe Aleanca Shqiptare e Gucisë.

Alternativa Shqiptare edhe me këtë rast, fton intelektualët, të rinjët, grupet qytetare, si dhe subjektet tjera nacionale që t’i bashkangjitën këtij procesi të rëndësishëm dhe fundamental për ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe integrimin e merituar të popullit tonë në institucionet relevante.

Marrëveshja për unifikim u nënshkrua në Tuz me 04.10.2017

Për ne, kjo është garanca dhe formula e vetme për sukses.

E ARDHMJA FILLON SOT!

Vendimi për unifikim hynë në fuqi menjëherë.

Tuz më 04.10.2017

Alternativa Shqiptare                                                          Aleanca Shqiptare

Gjergj Camaj                                                                 Myftar Balidemaj