Pas aktiviteteve në Deçiq, se pari për ringjyrosjen, e pastaj për prishjen e emrit Tito, në Malësi po sjellen forca të shumta të efektivit policor malzez.
Ndalojnë, legjitimojnë e madje edhe pyesin për arsyenat e gjendjes aty ku gjindesh, vetem për të ushtruar frik e pasiguri.
Ditë më parë rinia e DPS-së, ndër ta edhe malësorë, duke valvitur flamurin malzez, ishin ngjutur në Deçiq dhe ngjyrosen emrin e ish liderit komunist jugosllav.
Sot, të rinj të tjerë malësorë, me flamurin kombëtar dhanë mesazh të qarte se këtu emri i diktatorit nuk ka vend.
Dje polici nuk pati, por sot po. Sikur ndertimet ilegale tolerohen, por shkaterrimi i tyre dënohet.
Malesia.Org
