Më 24 nëntor 2018, në QKI “Malësia”, në Tuz, Shoqëria Kulturore Artistike “Rapsha”, organizoi Tryezën e rrumbullaktë, me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut.
Tema e simpoziumit ishte “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, heroi shqiptar me famë botërore”
Pas fjalëve përshëndetëse të moderatores së SHKA “Rapsha”, Kristina Junçaj, kumtesat e veta i lexuan:
Prof. Asoc. Dr. Muhamet Mala, Prodekan për kërkime shkencore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik, i cili prezantoi punimin e tij me temë ,,Karakteri kombetar dhe fetar i lufterave te Gjergj Kastriotit-Skenderbeut;
Prof. Asoc. Dr. Edmond Malaj, shef i Departamentit të historisë së mesjetes dhe rilindjes, me temën
,,Skenderbeu si hero i krishterë, në historiografinë gjermane të shekujve XVI- XVIII”;
Prof. Dr. Frasher Demaj, anetar dhe korrespondent i ASHAK, me temën ,,Vlerat universale te Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe tendencat ndaj personalitetit te tij”;
Mr.Sc.Paulin Zefi nga Lezha, pergjegjes i sektorit të trashegimisë kulturore, muzeut dhe memorialit në bashkinë e Lezhes, me temën “Arti ushtarak i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, si edhe Mark Junçaj, profesor i historisë, anëtar i SHKA “RAPSHA”, me temën ,,Disa gazeta amerikane te shek. XIX për Gjergj Kastriotin-Skenderbeun”
SHKA ,,Rapsha”, përpos organizimeve në sekcionet e folklorit dhe të dramës, është organzitore e Festivalit Mbarëkombëtar “RAPSHA”, Logu i Shnjonit, Pervjetorët e Besëlidhjes se Malësisë së Madhe, 40 vjetori i aktiviteteve kulturo-artistike në mënyrë të organizuar në Drume, botime librash etj.
Në kuadër të aktiviteteve të veta SHKA “Rapsha”, ka shenuar data të rëndësishme historike edhe në mënyrë akademike, ku veçohet 45 vjetori i Besëlidhjes së Malesisë, ndërsa, siç theksojnë nga SHKA “Rapsha”, meqënëse në këtë vit janë mbushur 550 vite nga vdekja e kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, vit ky që është shpallë viti i tij, prandaj, për nderë të kryefatosit tonë, kanë vendosur që ta organizojnë këtë tryeze të rrumbullaktë, kushtuar ,Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Albert Camaj