Doganieri malazez në Aeroportin e Podgoricës reagon me nervozizëm për shkak se udhëtari e bëri simbolin e shqiponjës me duar.
Udhëtari Sead Nikaj i cili mbërriti në Aeroportin e Podgoricës, në dalje të aeroportit i përshëndeti familjarët e tij duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar, me çrast punonjësi i aeroportit, i cili në bazë të uniformës duket se është doganier, me nervozizëm reagoi duke tentuar ta largonte.
Doganieri në fjalë i drejtohet udhëtarit duke i thënë “Ik, ik, atë bëje atje diku tjetër, këtu nuk e bënë, këtu nuk ka…”.
“Po ka këtu, jam në tokën time…”, në mes tjerash i është përgjigjur Nikaj.
Situata si kjo nuk janë të rralla, dhe veç dëshmojnë se sa të padëshiruar janë shqiptarët në trojet e veta në Mal të Zi.
Sipas gjitha gjasave, Nikaj është një ndër mërgimtarët e shumtë të cilët po vinë në Malësi për të votuar në zgjedhjet e 3 marsit. /MALESIA.ORG/