Kryeministri Rama do të vizitojë Malësinë në kuadër të pjesëmarrjes së tij në hapjen e kalimit të përbashkët kufitar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, Cemi i Trieshit – Grabom.
Hapja e kësaj pikë kufitare është caktuar të fillojë në ora 13:00.
Pikën kufitare Cemi i Trieshit – Grabom
e ka financuar Bashkimi Evropian.
Me hapjen e këtij vendkalimi kufitar, qytetarëve të Gucisë u shkurtohet tri herë distanca deri në Podgoricë, nga 210 në 70 kilometra. Fjala është për rrugëdrejtimin Guci-Vërmosh-Tamarë-Dinoshë-Podgoricë. /MALESIA.ORG/