Sot në Tuz u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Unionit Nacional Shqiptar, në të cilin u bë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë.
Për kryetar unanimisht është zgjedhur Ferhat Dinosha, kurse për nënkryetar Fadil Kajoshaj dhe Admir Nikaj.
Naim Gjokaj u zgjodh sekretar i përgjithshëm, Adnan Gjokaj – drejtor politik, Ellma Lulanajqë do formojë Forumin e Gruas, kurse Besnik Gjokaj që do formojë Forumin Rinor.
Gjatë fjalimit të rastit, kryetari i UNSH-së Ferhat Dinosha tha se është i lumtur që iu dha besimi të drejtojë këtë subjekt nacional i cili si bazë do të ketë tri gjëra: Zotin, familjen dhe kombin.
“Malesia eshte toke shqiptare, me parti shqiptare dhe e udhehequr nga shqiptaret”, -theksoi nder te tjera Dinosha.
Fjalimi i plotë: