Zgjedhjet Parlamentare në Malin e Zi, pritet të mbahen më 11 qershor 2023.
Deri më tani një marrëveshje koalicioni parazgjedhor është nënshkruar vetem nga ana e Forumit Shqiptar e përbërë nga Alternativa Shqiptare, kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Lidhja Demokrate Shqiptare, kryesuar nga Nikollë Camaj dhe Unioni Nacional Shqiptar, kryesuar nga Ferhat Dinosha.
Siç është shprehur kohë më parë njëri nga liderët e Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, në listën që do të drejtohet nga Forumi Shqiptar, kanë vend të gjitha partitë shqiptare, përpos “mashtruesit”, siç theksoi ai, duke akcenruar në kryetarin e Forces së re Demokratike, Genci Nimanbegu i cili nuk i lëshoi mandatin e deputetit Forumit Shqiptar, konform marrëveshjes.
Ndërkaq, nga ana tjetër, Partia Demokratike e Fatmir Gjekes dhe Forca, e Genci Nimanbegut, janë në bisedime për të garuar së bashku, në këto zgjedhje.
Në anën tjetër, UDSH dhe LDMZ, për momentin nuk janë deklaruar nëse kanë filluar bisedime parazgjedhore me ndonjë parti politike.
Gjykuar nga zgjedhjet e kaluara, si ato parlamentare dhe ato lokale, fitoren e sigurtë për ta fituar një mandat e ka vetëm Forumi Shqiptar, kurse partite e tjera politike mbetet për të dëshiruar nëse do të fitojnë statusin parlamentar.
Albert Camaj