Anti-shqiptarit dhe “bekuesit” të krimeve serbe, mitropolitit Amfillohije, do t’i ngritet monumenti në Mal të Zi


Qeveria e Malit të Zi ka miratuar sot propozimin për ngritjen e monumentit të
mitropolitit serb Amfillohije.

Amfillohije njihet për qëndrimet e tij anti-shqiptare. Për dekada me rradhë ai “ka bekuar” çdo krim te Serbise, ka luftuar pavarësine e Malit të Zi dhe ka nxitur urrejtje kundër shqiptarëve.

Mitropoliti Amfilohije ishte një nga mbështetësit e politikave të ish-president serb, Slobodan Milosheviq dhe liderit të serbëve në Bosnjë, Radovan Karaxhiq.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Aleksa Beçiq, tha se në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar propozimi i ministres së Kulturës dhe Mediave, Tamara Vujoviq dhe është marrë vendim për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e monumentit të Mitropolitit në qytetin Berane.

“Monumenti i Mitropolitit Amfilohi do të jetë një kujtesë e përhershme e forcës, mençurisë dhe dashurisë së tij për Malin e Zi dhe fenë”, tha Beçiq.

Ai ka thënë se është nder i tij që të kryesojë seancën e sotme të Qeverisë në të cilën është dhënë pëlqimi për ndërtimin e monumentit.

Ministrat nga partitë shqiptare dhe partia boshnjake u larguan nga mbledhja pa votuar.

/MALESIA.ORG/