50-vjetori i gjysem-maturanteve te pare te Trieshit

Nga Gjeke Gjonlekaj/New York
Deri ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit vendlindja ime ishte nen sundimin e  Perandorise otomane. Pas Kongresit te Berlinit kjo treve e Malesise se Madhe u pushtua nga Mali i Zi. Pushtuesit hapen nje shkolle fillore ne gjuhen serbo-malazeze. Shkolla e pare shqipe u hap ne kohen e Austrise, por u mbyll menjehere ne fund te Luftes se Pare Boterore. Kjo shkolle u hap perseri ne gjuhen shqipe gjate pushtimit italian dhe qysh atehere e deri me sot nuk u mbyll asnjehere. Jugosllavia e Dyte lejoi shkollimin fillor ne gjuhen shqipe kudo ne trevat shqiptare ne Mal te Zi. Por ne vendlindjen time nuk kishte shkolle tetevjecare. Ky ishte problem i madh per gjithe shoqerine e atij vendi.Pas Lyftes se Dyte disa djem e vajza kishin vazhduar mesimet tetevjecare ne Tuz,por shumica nuk kishin mundesi per te vazhduar atje.Trieshi kishte bere kerkesa te vazhdueshme per hapjen e nje shkolle tetevjecare ne gjuhen shqipe. Pas nje pritjeje teper te gjate kerkesa e tyre u pranua dhe ne tetor te vitit 1959 ne Triesh u themelua shkolla e pare tetevjecare. Populli e priti me gezim te madh kete vendim. Hapja e shkolles tetevjecare ishte  lajmi kryesore i dites dhe i muajit. Ne shtator te atij viti fillova mesimin ne shkollen tetevjecare ne Tuz,por menjehere u ktheva ne vendlindje,bile shume i lumtur. Ne shkollen tone u regjistruan shume nxenes,edhe pse disa ishin ne moshe te shtyre. Ata shfrytezuan rastin dhe u regjistruan ne klasen tone. Edhe pse ishin shume te rritur ne krahasim me ne,ata ishin shume te qete dhe te sjellshem.Ndonjeri prej tyre mbase edhe pinte duhan,por ilegalisht,dhe nese kapej nga arsimtaret kerkonte falje publike.
Shkolla tetevjecare e Trieshit filloi punen ne objektin e shkolles fillore ne Koder te Burgut. Arsimtaret e pare Gjergj Hasanaj dhe Vasel Margilaj te cilet kishin bere shume perpjekje per hapjen e kesaj shkolle kerkuan nga qeveria fonde per ndertimin e godines se re. Kerkesa e tyre u pranua dhe menjehere filluan punimet per ndertimin e saj. Shkolla e re u ndertua ne qender te vendit,prane rruges kryesore. Aty prane kishte edhe objekte te tjera shoqerore,por kjo ishte ndertesa me e dukshme. Te gjitha se bashku i jepnin vendit pamjen e nje qyteti te vogel. Por cka e bente edhe me te bukur Trieshin ishte levizja e gjithe atyre nxenesve. Ata udhetonin cdo dite nga vendet e banuara te kesaj treve, pastaj nga Cemi i Grudes e i Trieshit,nga Selishti dhe nga nje pjese e Kojes se Kucit. Ne fillim kishte mungese te madhe kuadrosh arsimore,por pas nje kohe u plotesua me arsimtare te rinj. U pranuan arsimtaret: Pjeter Gjuravcaj, Prele Gegaj dhe Nua Lekocaj. Me pranimin e tyre kerkesat e kuadrit arsimor u plotesuan. Dy te meparshmit dhe tre te tjeret perbenin nje ekip arsimor shume te mire. Ishin shume te kujdeshem dhe punonin me mish e shpirt per arsimimin tone. Ata pergatiteshin jashtzakonisht mire per oret e mesimit. Ishin te ndershem dhe te kujdeshem. Nuk ishin diskriminues. Festat shteterore i nderonin por jo me ndonje eufori te madhe propagandistike.  Kurre nuk flisnin keq per ceshtje fetare,dhe  i nderonin festat tradicionale. Rruga per ne kishen e Trieshit  kalonte perpara shkolles sone,por ata nuk benin kurre komente negative per vajtjen e njerezve ne kishe. Nuk flisnin keq as per regjimin e Shqiperise. Pavaresisht prejardhjes familjare asnje nxenes nuk ishte i privilegjuar. Secili do te merrte noten sipas merites. Ata i ndihmonin te gjithe per te shkuar perpara dhe drejte suksesit.Ryshfetet dhe ndikimet politike e familjare ishin te perjashtuara totalisht. Ata ishin arsimtare patriote e te ndershem. Suksesi i nxeneseve i gezonte pa mase. Ora e mesimit per ta ishte teper e rendesishme.Nuk humbisnin asnje minute kot.Kushtet e arsimit ishin teper te veshtira sepse shkolla nuk kishte biblioteke dhe tekste te duhura per mesim. Shumicen e kohes ishin te detyruar te perkthenin nga gjuha serbo-kroate. Shqiperia ishte mbyllur dhe nuk kishin asnje mundesi bashkepunimi. Edhe Kosova vepronte ne kushte teper te veshtira.Vuanim te gjithe nga mbyllja e Shqiperise dhe sundimi i dhunshem i Kosoves. Tekstet arsimore ishin te cunguara. Arsimtaret e shkolles sone ishin edukuar ne Kosove dhe intimisht ishin optimiste per te ardhmen e popullit shqiptar,pavaresisht se nuk benin shume komente sepse kishin frike politiken. Gjate shkollimit ne Kosove ata kishin pare me syte e tyre veprimtari serioze patriotike. Atje ishin shoqeruar me shume intelektuale patriote.
Cdo vit shkollen tone e vizitonin inspektoret shqiptare:  Luce Lucaj, Gjergj Gjokaj dhe Zef Kalaj,por ata i shoqeronte ndoshta me shume per ceshtje sigurimi,malazezi-vrakacor Rade Roganoviq. Qendronin gjithe diten ne shkollen tone. Te gjithe ishin te pranishem ne ore mesimore. Benin vrejtje dhe korrigjime,por ne momentet e duhura edhe lavdata e urime dhe pas dy javesh dergonin vleresimin e tyre te pergjithshem. Tetevjecarja jone shume here eshte nderuar si nje nder shkollat  me te mira ne trevat shqiptare ne Mal te Zi. Vlersimet e sukseshme nga inspektoret e arsimit ishin inkurajim per te gjithe. Shkolla jone tetevjecare ishte epiqendra e te gjitha sukseseve te vendit,dhe pothuajse cdo familje kishte nje anetar ose me shume ne kete “kolegj te vogel”. Shkolla kishte qindra nxenes dhe konkurrenca akademike ishte shume e fuqishme. Flas nga pervoja personale si nxenes i asaj shkolle. Atje kishte shume nxenes te mire dhe ishte konkurrence e madhe. Dhjetra here kam qendruar gjithe naten pa asnje minute gjume,duke mesuar permendesh poezi te ndryshme bile ne gjuhe te huaja sic ishte poema shume strofash e S.Jeseninit kushtuar nenes. Sot pas 50 e sa vjetesh i recitoj rusisht ato vargje te poetit legjendar rus. Shkolla jone kishte shume nxenes te mire por Gjyste Ujkaj dhe Katrina Gjuravcaj ishin te vecanta.Meritojne te permenden posacerisht si nxenes te dalluar: Nikolle e Pretash Gjurashaj, Nua dhe Tome Gjokaj e Tome Dedivanaj e te tjere. Vlen per te shenuar se edukata fizike ishte shume e rendesishme ne shkollen tone. Edhe pse nuk kishim kushte dhe pajisje te kultures fizike ne ishim aktive ne shume sporte antike sic ishin vrapimet,hjedhja e gurit dhe aktivitete te tjera sportive te tradites se vendit. Muzika pervece folklorit dhe arti figurativ nuk ishin ne nivel dhe gjate shkollimit te metejshem e pame kete mungese. Hartimet me shkrim ishin teper te rendesishme. Ne pranvere te vitit 1963 u shpall konkursi i hartimeve me te mira per te gjitha shkollat  tetevjecare ne Mal te Zi. Shkolla jone paraqiti hartimin tim te perkthyer serbisht nga arsimtari yne Nua Lekocaj. Ky hartim me shkrim zyri vendin e dyte ne republike dhe per kete mora nga Ministria e Kultues nje shperblim  te vogel monetar. Te gjithe u gezuan sepse me ne fund shkolla jone u nderua. Per kete shkroi shtypi i kryeqytetit. Arsimtaret dhe mesuesit e ishin  shume te nderuar nga populli i Trieshit.  Per 8 vjet sa kam mesuar ketu nuk kam pare kurre nje incident ose nje veper te keqe ne ate shkolle. Kjo dhe shkollat e tjera fillore i dhane vendlindjes sime nje pamje te qyteruar. Ne ishim gjenerata e pare qe morem diplomat e gjysem-matures ne Triesh.Qysh athere e sot kane marre deftesa e shperblime edhe 49 gjenerata te tjera. Eshte i madh numri i atyre qe u nderuan nga kjo shkolle legjendare qe mban emrin e Gjergj Kastriot-Skenderbeut tash 45 vjet. Pavaresisht se kam vazhduar mesimet ne shume qendra te tjera shkollore per tetevjecaren e vendlindjes sime ruaj kujtime te vecanta. Atje mesova bazat themelore te diturise e moralit, te dashurise per historine dhe gjuhen e popullit tim. Ata 5 arsimtaret e lartpermendur jane per mua themeluesit dhe pishtaret e arsimit te vertete. Ata me dhane rrugen e perparimit dhe ne qoftese se kam pas ndonje sukses ne jeten time ata jane pjese e suksesit tim. Portretet e tyre meritojne vendin kryesor ne korridorin e madh te asaj shkolle. Ata meritojne vend te posacem ne historine e arsimit ne ate treve. Ata jane themeluesit dhe si te tille duhet te nderohen pergjithmone.
Per mua personalisht shkolla tetevjecare e Trieshit eshte Alma-Mater.  Sivjet eshte 50-vjetori i klases sone. Ne cdo shoqeri nje gjysme shekulli nderohet. Ky 50-vjetor meriton nje perkujtim solemn. Historia e arsimit serioz  ne Triesh filloi para 50 vjetesh dhe qysh atehere vazhdoi pa nderprerje. Do te ishte mrekulli sikur ta festonim kete date historike te gjithe se bashku ne shkollen tone te dashur Gjergj Kastroti-Skenderbeu ne Triesh. Te gjithe shokeve dhe shoqeve te asaj klase urime 50-vjetorin!