“Autochthonous” edhe në Malësi (FOTO)

flamuri vitoje 02
Flamuri i dronit që u valëvit mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes eliminatore të Euro 2016 Serbi-Shqipëri, shpaloset edhe në Malësi.

Flamuri me shqiponjën dykrenare në mes të hartës të trojeve etnike shqiptare dhe portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, u shfaq edhe në Malësi, saktësisht në vendin Vitojë, në rrugën Tuz – Shkodër.

Pas ngjarjes së 14 tetorit ky flamur u shfaq në Shqipëri, Kosovë si dhe në trojet tjera ku jetojnë shqiptarët, por kjo është hera e parë që ai u shfaq në Malësi. /MALESIA.ORG/

flamuri vitoje 01
flamuri vitoje 02foto facebook