Futboll: Shqipëria mposht Maltën dhe Austrinë

shqiperia-futboll-maltaKombëtarja shqiptare do ta niste në mënyrën më të mirë vitin 2014, teksa djemtë e drejtuar nga Gianni de Biasi do të fitonin pastër 2-0 kundër Maltës në Niko Dovana, edhe pse rezultati mund të kishte qënë shumë më i thellë.

Shqipëria e pati pak të vështirë të hynte në lojë, çka u duk dhe tek gabimi i Ergys Kaçes në minutat e para, që mund të kishte qënë fatal, por i pashfrytëzuar mirë nga maltezët. Kombëtarja do të hynte në lojë në minutën e 7, kur pas një aksioni të gjatë, Hyka do të godiste drejt portës, por i ndalur nga portieri Haber. Dominimi do të vazhdonte, sidomos me treshen e avancuar të mesfushës Rama, Hyka e Meha, që dukeshin të pandalshëm për mbrojtësit maltezë. Në të 19′ Rama, e në të 22′ Hyka fluturimthi do të tentonin të shënonin, por pa sukses. Do të duhej të vinte minuta e 26 kur Basha, pas një goditjeje këndi të Mehës do të dërgonte me kokë topin në rrjetë, dhe do të sillte në këtë mënyrë avantazhin për Shqipërinë.

Ky gol do të motivonte lojtarët, që në minutën e 28 në fillim me Ramën e pastaj me Mehën do ti afrohej shumë golit të dytë. Kaçe nga larg, Meha me goditje dënimi e Kapllani me kokë do të provonin sërish, por goli nuk po gjendej. Kështu do të mbyllej pjesa e parë, dhe e dyta do të niste në të njëjtën mënyrë. Do të duhej të vinte minuta e 53, kur Alban Meha me një goditje të mrekullueshme nga rreth 40 metra do të shënonte një nga golat më të bukur të historisë së kombëtares shqiptare. Ritmi pas golit do të binte pak, dhe edhe pse Hyka, që dukej në formë shumë të mirë dhe Rama do të provonin disa herë, dhe Basha e Sadiku do të godisnin shtyllën, ndeshja do të mbyllej me këtë rezultat.

Shikoni përmbledhjen e ndeshjes :

Shpresat shpartallojnë Austrinë në Graz

Kombëtarja u21 e drejtuar nga Skënder Gega ka arritur një fitore historike në Graz kundër Austrisë vendase, duke fituar 1-3 me gola të Gavazaj, Shkurtaj e Shala. Gega kishte vendosur një skuadër perfekt taktikisht për të kundërsulmuar, dhe avantazhi në minutën e 19 i dhënë nga Gavazaj pas një asisi të Shkurtaj ishte totalisht i merituar. Austria nuk krijonte dot, dhe të vetmet raste të rrezikshme nga ta erdhën nga goditjet standarte, si goditja me kokë e Gregoritsch në minutën e 15 dhe goditja e dënimit e Zujl në minutën e 40. Dhe nga kjo arriti të përfitojë Shqipëria, teksa në minutën e 43 Shkurtaj nga brënda zonës do ta dërgonte topin në cepin e majtë për të sjellë avantazhin e dyfishtë.

Pjesa e dytë do të niste aty ku u la e para, dhe Austria e pafuqishme do të ndëshkohej sërish, kur Taipi në minutën e 57 do të krijonte një hapsirë për Shalën, që përballë portierit nuk do të gabonte dhe do të shënonte golin e tretë. Ndeshja vazhdoi e kontrolluar nga shqiptarët deri në fund, dhe disa raste sporadike të vëndsave nuk do të sillnin asnjë ndryshim. Gjithsesi në minutën e 93 Austria do të fitonte një 11-metërsh, i cili do të shfrytëzohej nga Gregoritsch për të shënuar golin e nderit.

Një fitore historike për shpresat tona dhe një shënjë e mirë për të ardhmen, edhe pse disa prej lojtarëve nuk do të jenë më pjesë e trajnerit Gega për shkak të moshës së madhe.

Shqipëria luajti me këtë formacion :

Strakosha – Fejzullahu, Premçi, Gjokaj, Hysaj – Batha, Taipi (63′ Beqja) – Shala (75′ Hyseni), Morina, Gavazaj (79′ Imami) – Shkurtaj

/aSport/MALESIA.ORG/