Gjeka kundër Bardhit – Iniciativë e vonuar

Kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka në një intervistë për televizionin lokal TVT sulmoi ashpër kryetarin e LD në MZ Mehmet Bardhin.

Ne pyetjet e gazetarit të TVT-së se si e vlerëson nismen të para disa ditësh të Bardhit rreth negociatave në mes të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet e ardhshme, Gjeka e quajti atë të vonuar.

Gjeka shkoi edhe me larg duke e cilësuar këtë nisme si politikisht të pamoralshme nga ana Bardhit i cili, sipas tij, është përgjegjës për daljen në skenë të të gjitha partive politike shqiptare këtu në Mal të Zi dhe shtoi se ai duhet të largohet.

Në takimin e parë të subjekteve politike shqiptare ku është biseduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Gjeka nuk ka qenë prezent. /Ulqini Online/

Abonohu tek RSS Feeds të ketij komenti në këtë artikull

7 Përgjigje

  1. O Fac negative ke kretikon ti mor shijun aste vije marre me dal me foto qe kush syt sdon meti pa.

  2. Fatmir Gjeka deri diku ka te drejt. Bardhi ka pergjegjsi te madhe per situaten ne LD dhe politiken shqiptare ne MZ.
    Nese lidhja per ma shum se 20 vjet nuk pati kandidat ma tmir per kryetar dhe deputet ater past drit

    • LDnëMZ ka plotë të aftë të tjerë, por është problemi se, askush nuk është i aftë kombëtarisht si z. Bardhi. Askush tjetër nuk ka kapacitet t’i mbrojë, sa do pak, shqiptarët. E në qoftë se largohet, ose e largojn Mehmet Bardhi nga posti i deputetit, atëherë situata e shqiptarëve në Mal të Zi është e mbaruar, normal për të keq, dhe në favor të “crnagorcave”.

  3. po si si vien turp me fol kti fatmir gjeks ku esht tadhtar numer1 e tradhtoj udsh krijoi shumicen me forcen pastaj formoj partin e vet ku muer postin e kruetarit vetem per interesa tveta se jo tshqiptarve.prej kti shqiptart smujn me prit as nisen mir ku eshte kundra listes shqiptare kundra bashkimit

  4. Nuk është çudi aspak puna e Fatmir Gjekës. Njerëz tradhëtar, spiuna, keqbërës, fjlalështisa, shpifsa ka pas populli ynë i mjerë boll, sa të duash në historinë e vet. Tu fillu prej kohës së ilirëve, që shqiptarët (ilirët) “romakizohen” vetëm që për interesa të veta; që nga koha e arbërve të vjetër; nga koha e heroit tonë famëmadh, Skënderbeut, ku nipi i tij dhe miku i tij më i miri e tradhtojnë, vetëm që të vijnë në pozitë të Skënderbeut; nga koha e Lidhjes së Prizrenit, ku shumë “arnautë” spiunojnë popullin e vet shqiptarë, me që që të mos fitojnë atë sapo pak autonomi apo shtet të vetin; nga koha e Dedë Gjo’ Lulit ka pasur shumë shqiptarë që kanë punuar për “crnagorca” e për turq; nga koha e shpalljes së mëvehtësisë së Shqipërisë, ku shqiptarë të “arnautizuar” dojnë të pengojnë shpalljen e një shteti shqiptarë; nga koha e mbretit Zog; nga koha e komunizmit shqiptar; nga koha e ish-Jugosllavisë; nga vitet e ’90, ku shqiptarët në Mal të Zi ndahën, që sapo u bashkuan me një parti të tyre (LDnëMZ), ku mund të përmendim Ferhat Dinoshën…, e mëtutje deri në ditët e sotme, ku përmendim tradhëtarin më të madh të shqiptarëve në trojet shqiptare në Mal të Zi, pra tradhëtari i kohërave moderne, Luigj (apo Lubo) Shkrelin (apo Shkrela). Ja pra, një ndër ta, është edhe vet Fatmir Gjeka.

  5. Se di se kush esht Fatmir Gjeka por e di se Bardhi ska mundesi te largohet , sikur te gjithe te tjeret ne Ballkan, vetem nese e vret se perndryshe se lshon kolltukun asnjani, atehere krijohen parti te reja per interese personale . Asni prej ktyre qe jan tash dy dekada ne pushtet nuk punojn per ceshtje shqiptare. Jane Esat pashe te vegjel te kohes se tyre.

  6. Ska gjë edhe prej tejet, je shumë i ri me folë për Bardhin. Pse, është e moralshme ajo çka i bëre ti Unionit ?
    Ju keni thënë se kjo ftesë e Bardhit është e vonuar(e zgjedhjet nuk janë shpallur ende), ke thënë se Bardhi është shkaktar i formimit të partive tjera shqiptare(thua se edhe për PD ci e formuat ju eshte fajtor Bardhi apo LD) dhe se është e pamoralshme politikisht një ftesë e tillë. Kurse Gjergji Camaj, partneri i juaji i ri, ka marrë pjesë në takim, kush dreqin din meu dhan maje ju. Asgjë, ske thënë me kete deklerate dhe askush si merr serioze deklaratat tuaja.Tung

Lini një Përgjigje