Plava dhe Ulqini prinë për nga numri i popullsisë jashta vendit

Në një publikim të Entit për statistika Monstat në Mal të Zi rezulton se dy komunat Plava dhe Ulqini prinë sa i përket numrit të popullsisë jashtë vendit nga të gjitha komunat tjera.

Publikimi i këtij enti rreth prirjeve demografike deri tani dhe perspektivës deri në vitin 2050, marr si bazë regjistrimin e vitit 2003 ku Plava prinë me shifrën prej 35,9% i ndjekur nga Ulqini me 23,6% të popullsisë jashtë vendit. Në këtë listë të komunave nuk përfshihet treva e Malësisë si zonë në vete pasi është në kuadër të Podgoricës, por e cila supozohet se ka nivelin më të lartë të popullsisë e cila jeton në mërgim.
Mendohet se vetëm në SHBA ka më shumë shqiptarë nga treva e Malësisë sesa brenda saj.

Ky rezultat mund të jetë edhe më i lartë sikur të ishte përfshirë regjistrimi i vitit 2011 ku numri i shqiptareve pësoi rënie. /Ulqini Online/ / Malesia.Org/