Ballina | Për Ne

MALESIA.ORG

Malesia.Org është Portal Informativ në gjuhën shqipe i themeluar me 14 Shtator të vitit 2000 në Tuz të Malësisë.

Misioni i Malesia.Org është informimi mbi çështjet e përditshme nga Malësia por edhe trevave tjera shqiptare në Mal të Zi përfshirë politikën, çështjet sociale, shoqërore, kulturore dhe aktivitete në sfera të ndryshme. Gjithashtu mbulojmë lajmet më të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Të gjitha këto me synim të informimit të paanshëm, të saktë dhe shpejtë.

Portali Malesia.Org është i pavarur nga struktura politike dhe shtetërore e Malit të Zi apo ndonjë shteti tjetër.
Malesia.Org është portal jo-profitabil dhe mirëmbahet e financohet nga vet stafi dhe ndihmat e donatorëve. 

Mbas një punë disa vjeçare Malesia.Org gjendet në mesin e portaleve më të vizituar shqiptarë.

Themelues i Malesia.Org është Robert Gj. Ivezaj.

Malesia.Org - Malësia në Internet

Vëni re:

* Opinionet, vështrimet dhe shkrimet nga individ, gazetarë, subjekte apo medie tjera të cilat publikohen në portal nuk shprehin pikëpamjet e Malesia.Org, por të vet autorit.

* Portali Malesia.Org (www.malesia.org) dhe Malesia Forum (www.malesiaforum.com) janë në bashkëpunim por funksionojnë si dy subjekte të pavarura nga njëra-tjetra. Ato kanë rregullat dhe politikën drejtuese të pavarur nga njëra-tjetra.
Malesia.Org nuk merr përgjegjësi për punën dhe përmbajtjen e MalesiaForum.com dhe anasjelltas. Pra, komentet dhe reagimet në MalesiaForum.com nuk janë në përgjegjësinë tonë.

Legale

Drejta e autorit

Ndalohet publikimi, emetimi dhe ridistribuimi i materialit (shkrime, foto, video) nga faqet tona në çfarëdo forme, pa lejen paraprake nga Malesia.Org, përndryshe do të konsiderohet si shkelje ligjore.
Ne respektojmë të drejtën e autorit dhe për çdo material të huazuar japim kredinë e duhur autorit.

Të dhënat e përdoruesve

Ne nuk mbledhim as shpërndajmë kurrfarë të dhënash të përdoruesve të ueb-faqes tonë.
IP e çdo vizituesi regjistrohet automatikisht në serverin tonë dhe ajo përdoret ekskluzivisht për funksionimin dhe sigurinë e faqes sonë. Në asnjë mënyrë IP-të nuk ndahen me palën e tretë, përveç nëse kërkohet nga institucione ligjore.

 

Programuar nga nderto.com INC.