15 shkurt në Tuz – Aksion humanitarë për familjet e prekura nga përmbytjet

Tifozat Kuq e Zi (Grupi Tuz – Malësi) në Aksion për grumbullimin e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet në Jug të Shqipërisë.

Aksioni humanitarë do të zhvillohet në Tuz (në qendër, te parku) më 15 shkurt nga ora 11:00 deri në ora 16:00.

Më shumë se 600 familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë e veta për shkak të përmbytjeve, prandaj çdo ndihmë vlen.  Bashkëngjitu dhe ti!14381_859211577474600_1182498959242065030_n-720x340