Gjeloshaj: 4.7 milion euro investime për komunën e Tuzit


Zëvendëskryeministri për Politkë Ekonomike, njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj bëri të ditur se janë paraparë 4.7 milion euro investime për komunën e Tuzit.

Gjeloshaj këtë e bëri të ditur gjatë takimit të sotëm me kryetarin e kësaj komune, Lindon Gjelaj.

Siç thekson Gjeloshaj, me këto mjete sipas planit të komunës së Tuzit, do të ndërtohet salla e sportit në Dinoshë për nevoja të shkollës dhe popullatës lokale, po ashtu edhe rruga nga ura e Dinoshës deri në Lulan, rruga Llofk-Selisht-Triesh, rruga Fundna – Kojë, rruga nga Qaf Kishë-Drume-Bardhaj dhe shume rrugë të tjera lokale nepër Bashkësitë lokale të Malësisë.

Gjeloshaj tha se së bashku me kryetarin Gjelaj dhe drejtuesit e komunës së Tuzit, do të vazhdojnë zhvillimin e infrastrukturës lokale të Malësisë.