Driton Camaj nënshkruan kontratë më Inter-Zapresic

David CamajDriton Camaj, futbollisti tetëmbëdhjetë vjeçar nga Tuzi-Malësia, para disa ditëve ka nënshkruar kontratë me ekipin kroat Inter Zapresic, ekip i cili luan në ligën e parë kroate.

Siç shkruajnë mediet kroate, është ky një fillim i mirë për Camajn, i cili dje, në ndeshjen e parë për këtë ekip, arriti të shënoj gol në fitoren ndaj NK Rudes.

Camaj në Inter Zapresic shkoi nga Buducnost e Podgoricës, përndryshe është edhe pjesë e kombëtares malazeze U-19.

Ai në një bisedë për portalin tonë Malesia.org nuk përjashton mundësinë që një ditë të behët pjesë e Kombëtares Shqiptare, ndërsa ne i urojmë shumë suksese dhe që kjo të realizohet sa më parë. /MALESIA.ORG/