Eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen në Vlorë!

Isa boletiniEshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit me një ceremoni shtetërore do të rivarrosen më datën 10 qershor në Vlorë, aty ku ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë, por në ditën e themelimit të Lidhjes së Prizrenit më 1878.

Kështu ka njoftuar Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar, sipas të cilëve, kjo u bë me propozimin e të dyja qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe pajtimin e familjarëve të Heroit Kombëtar, Isa Boletini dhe familjareve të bashkëluftëtarëve të tij prezent në takim.

Por, dilema kryesore është se mos ndoshta rivarrimi i Isa Boletinit nuk po lejohet në vendlindje, për shkak se mos ndoshta mund të ndahet kjo pjesë nga Kosova.

Rrustem Xhemajli, i afërm i Isa Boletinit, dëshiron që heroi të rivarroset në tokën e të parëve.

Ata thonë se Isës do t’i kthehet nami vetëm kur eshtrat e tij të kthehen pranë Kodrës së Sokolicës.

Qeveria e Kosovës qysh në vitin 2004 pati vendosur që heroi të rivarrosej në Boletin, pasi dihej se eshtrat ishin kthyer nga Mali i Zi.

Klan Kosova, muaj më parë përgatiti edhe një dokumentar dedikuar rrugëtimit të këtyre eshtrave për më se një shekull nga vrasja në Podgoricë. Kockat edhe në këto momente mbahen të fshehura nga të afërmit e Isës. /Klan Kosova/MALESIA.ORG/