Kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe në Tivarë

tivarKoalicioni Shqiptar përmes përfaqsuesit të vet në Kuvendin e Komunës së Tivarit  këshillëtarit  të LDnëMZ,  Mr.Ismail Doda, ka dorëzuar kërkesen për përdorim zyrtar te gjuhës shqipe  në administraten e kësaj komunë.

Kjo kërkes bazohet në të drejten e përdorimit të gjuhës amtare nga banorët shqiptar që jetojnë në këtë komunë ,e drejtë kjo që e lejonte dhe statuti i Komunës së Tivarit në vitin 1970 ndërsa ai i sotmi jo !

Kërkesa jonë bazohet në “Karten Europiane për gjuhët minoritare” si dhe “Kushtetuten e Malit te Zi (neni:79,pika:3 dhe 5) ”

Nga Koalicioni Shqiptar  i  përbërë  nga LDnëMZ, Forca, PD,  i bëjnë thirrje publike të gjithë subjekteve politike që veprojnë në këtë komunë të mbështesin këtë iniciativ sepse e drejta e gjuhës është e drejtë themelore e të drejtave të njeriut dhe neglizhimi i një problematike të tillë nuk kontribon në progresin dhe demokratizimin pikësepari të banorëve të kësaj komunë e as Malit të Zi në përgjithësi.

Albert Camaj