Hakerët serbë sulmojnë ueb-faqen e Presidencës së Kosovës

Faqja zyrtare e presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, www.president-ksgov.net, mbrëmë rreth orës 24:00, është sulmuar nga grupi i ashtuquajtur “hakerët serbë”.

Me këtë rast, në ballinë të faqes janë vendosur simbole të shtetit serb dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”, si dhe objekte të kultit në Republikën e Kosovës.

“Është duke u punuar për të analizuar formën në të cilën është kryer sulmi si për ta rikthyer faqen e Presidentit në gjendjen e mëparshme”, thuhet në një komunikatë të Presidencës. /Telegrafi/