JO referendumit PO standardeve – Angjell Gojçaj

Para viteve 90, asimilimi dhe diskriminimi kanë qenë pyetje të cilat rradhë herë kanë gjetur rrugen e tyre në vetëdijen e qytetarëve të Mali të Zi. Si rezultat i idealëve komuniste njerëzit kanë menduar që këto pyetje nuk kanë të bëjnë me ta, por me njerëz të tjerë, larg nga ata.

Duke parë nga aspekti historik, qytetarëve të Malit të Zi gjithmonë u është dashur që t’u përshtaten rregullave të të tjerëve, për të cilat nuk kanë përgjegjur dhe tani ngadalë dhe ndonjëherë edhe e dhimbshme, janë duke u përpjekur që t’i përshtaten demokracisë dhe standardeve Evropiane. Me dhimbje, sepse nga doket e vjetra disa vështirë heqin dorë nga mospërdorimi i tyre.

Një nga standardet e Bashkimit Evropian përbën edhe sigurimi i një niveli të kënaqshëm të mbrojtjes së pakicave dhe të të gjithë qytetarëve të tjerë në nivel lokal dhe rajonal.

Megjithatë, ky standard Evropian është në kundërshtim të plotë me referendumin e lançuar për Komunën e Malësisë, për arsyet e mëposhtme.

Në pajtim me legjislacionin komunitar, decentralizimin politik, administrativ / lokal dhe fiskal janë pjesë përbërëse e krijimit të institucioneve demokratike dhe të pavarura që në mënyrë më efektive u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

E drejta për vetëqeverisje lokale në Mal të Zi është një kategori kushtetuese që nuk është e kufizuar me referendum.

Për më tepër, asnjë nga komunat ekzistuese në Mal të Zi nuk kanë qenë të formuara me referendum, pikërisht atëherë, pse duhet që qytetarët e Malësisë të deklarohen për diçka që e kanë të garantuar si një e drejtë themelore? Ndoshta për arsye që Komuna është deprivuar pa u deklaruar ose mund të jetë “meritë” për votim mbi 95% për shtetin (Pavarësinë) e Malit të Zi. Për më tepër, Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit në mënyrë të qartë thekson se Mali i Zi as që ka filluar për të decentralizuar pushtetin lokal.

Nëse përsëri dikush mendon që Komuna e Malësisë nuk është komunë e qëndrueshme ekonomikisht, atëherë duhet rikujtuar Kushtetuta e Malit të Zi e cila përcakton se qeverisjet vendore janë të financuara nga arkat shtetërore dhe lokale. Poashtu, duhet theksuar teza e pabazuar që në Malësi investohet më shumë se sa që janë të ardhurat nga ajo. Kjo qasje është e lehtë e kundërshtueshme duke marrë parasysh potencialin ekonomik të Malësisë përkundrejt investimeve aktuale të realizuara.

Ankthin e disa politikanëve në lidhje me (dis)harmoni kombëtare dhe fetare, nuk është qëllim mirë, sepse në Malësi me shekuj jetojnë në harmoni diku 90% shqiptar, së bashku me qytetarë të tjerë të ardhur.

Deklarimi në pyetjen se a duhet të zhvillohemi, a duhet të jetojmë më mirë, a duhet të gëzojmë të drejtat tona kushtetuese? Pajtohemi që kjo pyetje është e kotë dhe me synim të keq.

Referendumit, askush nuk mund t’ia zvogëlojë rëndësinë si një mjet demokratik për tu deklaruar qytetarët në kuptim të ndryshimeve territoriale, por në asnjë farë mënyre si një mjet për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

Prandaj, do të ishte mirë që të menduarit dhe veprimtarinë tonë t’ua përshtasim fqinjëve tanë të cilët janë pjesë e familjes evropiane. Në fakt, Sllovenia me Kushtetutë dhe me ligj ka mbrojtur pakicat e tyre kombëtare sipas principit territorial (autokton) në qëllim të zbatimit të parimit të barazisë kulturore, gjuhësore dhe zhvillimore. Hungaria nëpërmes të formës së vetëqeverisjes për pakicat ka garantuar autonominë territoriale të pakicave, të cilët kanë sovranitetin dhe të drejtën e vetos në çështje të vetëqeverisjes lokale, duke përfshirë edhe institucionet lokale, si dhe institucionet të tilla siç janë institucionet kulturore dhe arsimore etj.

Formimi i Komunës së Malësisë konform Kushtetutës, ligjit dhe standardeve ndërkombëtare pa politizim, nënkupton zhvillimin ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët e Malësisë dhe njëkohësisht edhe zhvillimin e Malit të Zi në tërësi, me qëllim të anëtarësimit sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

PhD. iur. Angjell Gojçaj, Avokat, përfaqësues i Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtjen e Minoriteteve nga OJQ-ja e huaj.
Teskti është i botuar më 02.02.2011. në sllavishtë në të përditshmen Vijesti

KOMENTOJE