Shoqata e gjuetarëve të Malësisë zhvilloi sot një protestë kundër diskriminimit që atyre po u bëhet.
Në protestën e zhvilluar përpara Komunës urbane të Tuzit, rreth 200 gjuetarëve të kësaj shoqate, u janë bashkëngjitë edhe numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Malësisë, të jetës publike e politike.
Ata akuzuan autoritetet përkatëse të Podgoricës të cilat u kanë shkurtuar ndjeshëm territorin të cilin ata mund ta shfrytëzojnë për gjueti.
Kryetari i kësaj shoqate, Rrok Dreshaj u shprehë i pakënaqur për faktin se disa herë kanë tentuar të kontaktojnë ministrinë përkatëse, por që vetëm një herë u mundësoi një takim, nga i cili fituan të gjitha premtimet por që asnjë nuk u realizua.
Ai theksoi se kanë kontaktuar dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe jo-shqiptare nga Malësia, por as aty nuk kanë fituar ndonjë ndihmë, siç tha ai, sepse vendimet bihen diku tjetër.
Dreshaj tha se Komuna urbane është vetëm një zyre e vogel e cila merret me gjëra të vogla, dhe se vendimet për Malësinë bihen në Podgoricë.
Protestuesve iu drejtua dhe nën-kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve të Malësisë, Safet Frluçkaj.
Transparentet e shpalosura nga gjuetarët e kësaj shoqate mbanin mbishkrimet: “Edhe unë jam gjuetar!” , “Ndarja = Diskriminim ndaj Shqiptarëve”, “Jo ndarjes së Malësisë” dhe “Qytetarë të kujt jemi ne”?
Protestës u janë bashkëngjitë edhe dy deputet të Parlamentit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj i Alternativës Shqiptare dhe deputeti i pavarur Dritan Abazoviq, por dhe liderët e partive politike shqiptare nga Malësia.
Përpos kryetarit dhe nënkryetarit të shoqatës së gjuetarëve, para protestuesve folën dhe Maliq Çunmulaj nga Iniciativa Qytetare, Nikollë Camaj nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare. /MALESIA.ORG/