KKSH: Homazh për viktimat e masakrës së Tivarit

kksh1Sot më 1. 04. 2015 Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi organizoj ceremonin e vendosjes së kurorës me lule në Tivar në përkujtim të 70 vjetorit, të një nga ngjarjet më të tmerrshme, të quajtur edhe si MASAKRA E TIVARIT, e cila ka ndodhë më 1 prill 1945, në Tivar, në ndërtesën e Monopolit të Duhanit, ku në mënyrën më barbare dhe çnjerzore u likuiduan 1700 deri 4300 shqiptar. Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë :anëtarët e Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve, kryetarë të partive politike, intelektual të shquar si dhe qytetarë nga Komuna e Ulqinit dhe e Tuzit.Të pranishmit i përshëndeti Kryetri i Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve zotri Genci Nimanbegu ku në fjalën e rasti tha:

Zonja dhe zotrij, këtu ku jemi mbledhur ne sotë, këtu në Tivar të shenojmë 70 vletorin e një tragjedije makabre dhe të pa arsyeshme. Për ne ajo shënon një ditë zie për një tragjedi të pa përshkrueshëme edhe për arsye që ka pas një heshtje me dekada për këtë ngjarje.

kksh3KKSH do të vazhdoj të shënoj datat e rëdësishme për kombin shqiptar,dhe do të përkrahim aktivitetet që kjo tragjedi të zbardhet dhe që kto njerëz apo trashigimtarët e tyre ta fitojnë së paku një satisfaksion moral, dhe shteti e përgjrgjësit për bkëtë krim makabër të kërkojnë falje.

Gjithashtu kryetari i KKSH falemderoj të gjith të pranishmit për pjesëmarrje në këtë homazh në përkujtim të viktimave të Tivarit.

Në vazhdim z. dr Nail Draga theksoj, se Masakra e Tivarit ishte tragjedia e shqiptarëve nga Kosova, e cila ishte planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për qellim hakmarrje ndaj shqiptarëve.Në Tivar u masakruan pjesëtarë të gjashtë eshaloneve ushtarake, të cilët kishin tretmanin e robërve e jo pjesëtarëve të njësive të rregullta ushtarake. Qellimi i largimit të tyre nga Kosova ishte i planifikuar sepse serbet e kishin më të lehtë të vendosnin pushtetin e ushtarak, kksh2duke bërë riokupimin e Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore. Veprimet vrastare në mjediset e Monopolit të duhanit në Tivar të realizuar nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze ia kanë kaluar nazistëve gjermanë, sepse të vrarët nuk janë varrosur por deportuar në vende të ndryshme për të humbur gjurmet e krimit, ku edhe sot varret mungojnë!! Por, edhe pas shtatëdhjetë vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar sa duhet nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e pa preferueshme dhe me pasoja për autorët.

SHËRBIMI PËR INFOMIM I KKSH