Flamujt shqiptarë në Rumi po hetohen nga policia

Drejtoria e policisë së Tivarit po heton rrethanat e shpalosjes së flamujve shqiptarë në majën e Rumisë.

Të dielën Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” nga Ulqini ka organizuar daljen tradicionale në majën e Rumisë, ku përpos kësaj shoqate, morën pjesë bjeshkatarët nga Kraja, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria dhe Kosova.

Me daljen tradicionale në Rumi, pjesëmarrësit kanë shpalosë flamujt shqiptarë, pamje të cilat i kanë publikuar në rrjetet sociale, por të cilat kanë kanë “shqetësuar” mediet malazeze por dhe Drejtorinë e Policisë së Tivarit e cila ka njoftuar se janë duke hetuar rastin.

Nga Drejtoria e policisë për “Dan” është deklaruar se policia e Tivarit po heton rrethanat në të cilat janë krijuar fotografitë në maje të Rumisë të dielën.

“Po kontrollojmë a është fjala për ndonjë delegacion bjeshkatarësh nga shteti tjetër, si dhe a është maja e Rumisë vend publik”, është deklaruar policia, transmeton gazeta Dan.

Përndryshe, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare në vende publike, në Mal të Zi është i ndaluar me ligj. Është kjo një tregues se çfarë të “drejtash” kanë shqiptarët në këtë shtet, e gjykoni vetë!? /MALESIA.ORG/

Furra Tahiri