Në seancën konstitutive të Kuvendit të komunës së Tuzit, të mbajtur sot, Fadil Kajoshaj u zgjodh Kryetar i Kuvendit.
Gjithsei votuan 22 këshilltarë.
Pro votuan 19 këshilltarë, kurse tre vota ishin të pa vleshme.
Në fillim të seancës këshillëtari i Demokratëve, Shtjefën Camaj, deklaroi se nuk do të jenë pjesë e pushteti, por do ta përkrahin formimin e shumicës nga ana e Forumit Shqiptar, pa kushte, vetem që ta dërgojnë PDS-në, në opozitë.
Gjatë diskutimit këshilltari i Partisë Boshnjake, Haris Ramoviq, deklaroi se Partia Boshnjake do të përkrahin zgjedhjen e Fadil Kajoshaj për kryetar të Kuvendit.
Këshilltari i Social Demokratëve, Samir Axhoviq, paralajmëroi se vota e tij do të jetë e përmbajtur.
Ndërsa këshilltarët e DPS-së deklaruan se ata nuk do të marrin pjesë në votim.
Në këtë seancë po ashtu u bë edhe verifikimi i mandateve të këshilltarëve të Kuvendit komunal.
Në seancen e radhës do të jetë në rendin e ditës zgjedhja e Kryetarit të Komunës së Tuzit.
Malesia.Org