Salih Gjonbalaj, emërohet sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë

Sot Qeveria e Malit Zi emëroi për sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, ekspertin e shkencave juridike dhe avokatin e licencuar, z. Salih Gjonbalaj.

Siç thuhet në kumtesën e LDSH-së, Salih Gjonbalaj njihet si një nder aktivistët e dënjë të Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe ndër veprimtarët e devotshem të çeshtjes kombëtare shqiptare.

“Vlen të ceket, se ky është edhe rasti i parë që një shqiptar nga Krahina e Plavë Gucisë të zgjedhet në një post kaq të rëndësishem.
Besojmë se z. Gjonbalaj do të jap kontribut të jashtzakonshem me punën e vet në sektorin e bujqësisë për trevat ku gravitojnë shqiptarët në MZ”, thuhet në kumtesen e LDSH-së

Malesia.org