Më 27 prill 2024, në Qendrën për Kulturë në Rozhajë u mbajt Manifestimi Tradicional Kulturor “Ora e Maleve”, Edicioni i katërmbëdhjetë (XIV), organizuar nga veprimtari Ali Daci.
“Ora e Maleve” mbahet në shënjë respekti për refugjatët kosovarë, të vrarë në pranverën e vitit 1999, në Rozhajë.
Manifestimi filloi me hapjen e Ekspozitës personale të piktorit nga Malësia, Nikollë Nikprelaj, kurse programi u hap me intonimin e Himnit kombëtar shqiptar.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin krijues të shumtë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, e një ndër ta Akademiku ynë malësor Anton Kola Berishaj, të cilit, organizatori Ali Daci, i ndau shperblimin dhe pllaketen për kontribut në avansimin e vlerave kombetare në Mal të Zi dhe sensibilizimin e opinionit të rajonit dhe ma gjerë me trajtimin shkencor të veçorive sociokulturore malesore e shqiptare, njëkohësisht edhe Akademiku Berishaj, organizatorit i dhuroi librin e vet, “Në një cep të Ilirisë”, Monografi kjo e shqiptarëve në Mal të Zi.
Njëkohësisht, të pranishmit i pershendeten edhe kryetari i komunës së Rozhajës, Rustem Husoviq, deputeti i Forumit Shqiptar, nga radhet e LDSH, Nikollë Camaj, Akademik Anton Berishaj, kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj, Dr. Nail Draga, etj.
Manifestimi Ora e Maleve”, vazhdoi me promovimin e librit “Asim Blyta kolos i Pazarit të Ri”, të autorit Ismet Azizi, pastaj me programin artistik të SHKA “KOHA” nga Dinosha, me Orën letrare, nga poet të ndryshëm të trevave shqiptare, duke perfunduar me shfaqjen e filmit ,,PALMA” në regji të Gabriel Camajt.
Sponsor të këtij eventi ishin, Lidhja Demokratike Shqiptare, Komuna e Tuzit dhe Shoqata Kulturore ”Sali Çekaj “ më seli në Gjermani.
Albert Camaj