Zgjedhjet Lokale në Komunë të Tuzit, më 5 Mars 2023

 

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, solli vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale për këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Tuzit, për më 5 Mars 2023, kumtuan nga kabineti i Gjukanoviq.

Ky vendim hynë në fuqi diten e miratimit, ndërsa do të publikohet në Fletën zyrtare të Malit të Zi, dhe në Fletën Zyrtare të Malit të Zi-rregulloret komunale.

Zgjedhjet e fundit lokale të komunës së Tuzit , janë mbajtur më 3 mars 2019.

Shumica në komunën e Tuzit është e përbërë nga këshilltarët e Forumit Shqiptar, gjegjësisht. Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit Nacional Shqiptar, Unionit Demokratik të Shqiptareve dhe Demokrateve, kurse pjese e shumices parlamentare ishte edhe Partia Boshnjake.

Ndërsa, pjesë e opozitës janë këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëvë (DPS), dhe Social Demokratët (SD)

Malesia.Org