81 studentë nga Mali i Zi do të regjistrohen në Universitetin e Prishtinës – Ja konkursi dhe kuotat

universiteti-i-prishtinesSenati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me 30.6.2015 miratojë propozimet e njësive akademike për shpalljen e KONKURSIT për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- baçelor në vitin akademik 2015/2016.

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2015/2016, do të regjistrojë 7880 studentë, prej të cilëve 7330 studentë të rregullt dhe 550 studentë me korrespondencë.

Si shtesë e numrit si më sipër, Universiteti do të regjistrojë edhe 370 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 328 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe kroat. Në programet ku nuk janë paraparë kuota të veçanta për kandidatë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kandidatët kanë të drejtë konkurrimi në kushte të njëjta me kandidatët nga Kosova.

Për më shumë KLIKONI KËTU