Dita e Librit shenohet në Biblioteken “Radosav Ljumovic”- paralele e ndarë në Tuz

lida e librit tuzDita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit.

dita e libfrit tuz 01Dita botërore e librit këtë vit shënohet edhe në Malesi në Biblioteken “Radosav Ljumovic”- paralele e ndarë në Tuz, e cila tash me e pasuruar me tituj në gjuhen shqipe, në bashkëpunimin e disa arsimtarve te shkollave fillore që mbështesin kulturën. Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën rastin të njihen me ambientin fizik të një biblioteke, me mënyrën e anëtarësimit dhe me rregullat që duhet patjetër t’u përmbahemi që nga momenti kur futemi në bibliotekë si dhe me pasurinë e bibliotekës.

Me qetësi dhe me kureshtje të madhe ndegjuan prezantimim e bibliotekistes znj. Lule Nikprelaj, treguan për librat e fundit që kanë lexuar, si dhe bënë shumë pyetje dhe u regjistruan falas, në favor të librit dhe të leximit.

Enisa Murseli-Gjokaj