Promovohet libri Foleja e Shqiponjave i autorit Lek Z.Nikprelaj

1919628_10203613564012293_1907880819107805272_nMë 02 gusht 2014 u promovua libri me titullin “Foleja e Shqiponjave” të autorit Lekë Z. Nikprelaj.

Promovimi i librit u bë në QKI “Malësia” në Tuz në praninë e dhjetëra malësorëve të dy aneve të kufirit.

Në lidhje me këtë libër folën Shtjefën Ujkaj, Sytki Ndrecaj, nga Kopliku, Kritiku letrar Kadri Ujkaj, prof. Nikollë Camaj , Mr Anton Gojçaj, Profesor Marash Dedvukaj, Dr.Lukë Gjokaj dhe autori Lek Z. Nikprelaj.

Botues i librit është vet autori Lek Z. Nikprelaj, redaktor Marash Dedvukaj dhe lektor Nikollë Camaj.

Vargjet në librin Foleja e Shqiponjave të Lekë Z. Nikprelaj ngre lartë flamurin, atdheun, heronjët legjendar të vendit e Kombit, por gjithashtu nuk u rrinë larg as veprimtarëve të shumtë të jetës kulturore e shoqërore.

Në fund autori i librit fitoi edhe një mirënjohje nga ana e pronarit të Muzeut Etnografik të Malësisë, Shtjefën Ivezaj.

Promovimi i librit “Foleja e Shqiponjave” u mbyllë me një koktej në hollin e Qendrës kulturore të Tuzit, për të pranishmit.

Albert Camaj

Untitled 2 1 8 3 4 5 6 7 9 10