Suksesi i mergimtarëve, krenaria jonë

DSC_0166Për të pestin vit me rradhë, u organizua festa e mergimtarëve. Kisha Katolike edhe këtë vit i mirëpriti bijt e bijat e tyre të cilet edhe këtë verë zgjodhen vendlindjen si vend të preferuar për ti kaluar pushimet. Më daten 2 gusht te kulla e Ejëll Zagredës në Reç, u organizua “Takimi i Mergimtarëve”. Në këtë takim dukshem u dallua nga takimet e viteve të kaluara për nga numri i pjesmarrësve që tejkaloj 300 veta.

Çka do të thot se ky manifestim i llojit të veçantë dal nga dal po merr karakterin e takimeve tradicionale. Organizatorët shtruan darkën për mysafiret, sepse i vetmi takim që mergimtari ndihet i qetë, i relaksuar, i mirëseardhur pa kushte, dhe doren në xhep nuk ka nevojë me e vu. Kushti i vetëm është per të ardhe dhe për ti thenë faleminderit.

Këtë natë e hijeshoj edhe Ansambli SHQIPONJA nga Tuzi i Malësisë së Madhe me nje program dhe koreografi spektakolare.

Ansambli SHQIPONJA u paraqite me pjesën burimore dhe të stilizuar. Në orkestër ka më se 30 vegla të ndryshme muzikore, si burimore poashtu edhe klasike, si.psh: Çifteli, sharki, fyell, bilbil, gurë, tokëza, rrakëtake, rrekëza, gërrëza, tepsia, lugë, tingëza, këmborë, dajre – def, lodër – daulle ose tupan, bobla, zymare…Piano, klaviatur, violin, kitar, fizharmonik, klarinet, kontrabas, pan flaut etj.Udhëheqës artistik i Ansamblit Shqiponja është Agron Pllumaj.

Ansambli është i themeluar me një qellim të qartë, që me programin e vet do të sjelli perherë te bashkëatdhetarët tanë zërin e këngës shqiptare, melodinë e lahutës, fyellit, çiftelisë, në trojet tona etnike Shqiptare, si dhe në diasporë, që për fat të keq, dita-ditës po harrohen, në mënyrë që ti bëjmë ballë sa më shumë asimilimit këtu ne trojet shqiptare ne Mal te Zi, që ti ringjallim këngët, vallet si dhe ta ringjallim melodinë shqiptare.

Pra t’i ruajmë dhe t’i kultivojmë si sytë e ballit, gjuhën, traditën malësore dhe historinë tonë të kristaltë shqiptare. Fjala pershendetese e Don Simonit kishte karakter falenderues për të gjitha kontributet që mergimtarët kanë dhënë në fushen fetare, kulturore, sociale dhe kombetare.

Në këtë natë Don Gabriel Grabanica shfaqi permes video filmike, jeten aktive të Kishes në treven e Ulqinit. Në këtë natë llojit te jashtëzakonshem si gjithmonë kanë luajtur rinia jonë, në vecanti prezantueset e programit të kësaj natë Gabriella Simonaj dhe Marina Popaj, të cilat me veshje kombetare e hijeshuan këtë festë.

Një koinçidencë ishte edhe 71 vjetori i martesës së mergimtarit atdhetarë Ejëll Zagreda me Agen. Dr. Sim Dobreci, në festën e mergimtarëve në Reç, pranoj MIRËNJOHJE nga Z. Mark Gjonaj, asambleist në qytetin e NEW YORKU-t. Mirnjohjë për ‘Promovimin e kulturës, shkencës dhe ruajtjen e identitetit kombëtarë.

Deri vitin tjeter gjithë mergimarëve ju deshiroj shendet, dhe pushimë të bekuar në vendin e tyre. Zoti e bekoftë çdo mergimtar, Zoti e bekoftë popullin tonë.

Anton Pllumaj, Tuz – Malësi e Madhe

DSC_0067 DSC_0090 DSC_0094 DSC_0096 DSC_0103 DSC_0115 DSC_0116 DSC_0128 DSC_0138 DSC_0144 DSC_0159 DSC_0165 DSC_0166 DSC_0194 DSC_0196 DSC_0199