Paula Radcliffe, e Biritanisë së Madhe, për të tretën herë me rradhë fitojë maratonën më të madhe në botë e njohur NYC Marathon

Tre “maratonamakë” shqiptarë kan qenë midis rreth 40 mijë pjesëmarrësve nga 110 vende të botës në “New York City – ING Marathon 2008”

NEW YORK CITY ― Një maratonist brazilian pasi u rrëzua gjatë garës, pikërishtë në metrat e fundit të garës në Maratonën e Nju Jorkut, u tha se vdiq më pas në një nga spitalet e Nju Jorkut. Policia e Nju Jorkut, konfirmojë vdekjen e brazilianit Carlos Jose Gomes, nga San Paulo, 58 vjeçar, i cili u deklarua i vdekur, një ditë pas garës, sot në orën 5 të mëngjesit.
Sponsori gjeneral i këtij aktiviteti ishte kompania shumëkombëshe e sigurimeve “ING”, ku vetëm ekipi i kësaj kompanie përbehet nga një mijë vrapues. Maratona është një prej më të mëdhave në botë dhe në të marrin pjesë shumë atletë profesionistë me famë botërore. Gara fillon në segementin e parë të “këmbës” së urës Verrazano në Staten Island dhe përfundon në qytetin e Manhatanit në sheshein Park Place.
Gara u zhvillua, të dielën në mesdrekë më 2 nëntor (ora 09:30 në Nju Jork, 03:30 në Kosovë e Shqipëri) dhe ka një gjatësi prej 42 km ose sipas njësisë matëse që përdoret në Amerikë 26.2-mile. Ky është edicioni i 39-të i kësaj maratone popullore. Në maratonë morën pjesë 38,377 maratonistë, meshkuj, femra, të rinjë e të moshuar. Në garë marin pjesë edhe njerëzit, që lëvizin me “karrige me rrota” – “Wheelers”.
Paula Radcliffe, e Biritanisë së Madhe, për të tretën herë me rradhë fitojë maratonën më të madhe në botë e njohur NYC Marathon, me kohën 2 orë 23 minuta dhe 56 sekonda. Radcliffe u bë kështu e dy atlete e cila e fiton këtë garë për të tretën herë. Në vend të dytë me 2 orë 25 minuta dhe 43 sekonda u rendit Ludmila Petrova 40 vjeçe . Sikurse edhe në vend të tretë Kara Goucher e SHBA-së me 2:25:53, duke u bërë e para amerikane që ngjitet në pudiumin e nderit prej kur në vitin 1994 Anne Marie Letko , pat zënë vendin e tretë në maratonën e qytetit të Nju Jorkut.
Për meshkuj i pari doli Marilson Gomes dos Santos nga Brazili, i cili me kohën 2 orë: 08 minuta : 43 sekonda, fiton për të dytën herë në tri vitet fundit këtë maratonë në Nju Jork. I dyti Abderrahim Goumri nga Moroku 2 orë: 09 minuta 07 sekonda, dhe i treti Daniel Rono nga Kenia me 2 orë 11 minuta 22 sekonda

Për meshkuj disa nga marathonistët më të njohur edhe rekordmen dhe fitues të disa medaljeve ishin në maratonë, si Bolota Asmerom,SHBA,,Abderrahime Bouramdane Moroko, Marilson Gomes dos Santos Brazil,Wilfred Kigen, Kenia,Hendrick Ramaala ,Afrika e Jugut, sikurse, për femra Hayley Haining, Britania e Madhe,Lyubov Morgunova,Rusia,Kim Smith,Zelanda e Re dhe Dire Tune Ethiopia.
Një faqe interneti me lajme sporti të shqiptarëve, shkruante se edhe tre “maratonamakë” shqiptarë: Sotir Qirjaqi, Suat Jegeni dhe Nexhat Xhemalçe, kan qenë midis rreth 40 mijë pjesëmarrësve nga 110 vende të botës në “New York City – ING Marathon 2008”.
Këtë vit u garua jo vetëm për të fituar çmimin prej 1 milion dollarësh (i ndarë midis fituesit për meshkuj dhe atij për femra me nga 500 mijë dollarë), por dhe për të vrapuar përballë një kordoni të madh njerëzish që sidosin garën gjatë gjith intenerarit dhe numëri i tyre thuhet se është prej më shumë se 2 milion shikuesish në kryeqytetin e medias, metropolin e botë Nju Jorkun, por dhe një audience e pritëshme televizive prej më shumë se 315 milionë shikuesish rreth qark SHBA e botës.
Faqja e internetit me lajme sportive thotë se 3 maratonistët shqiptarë të “Klub Maraton Tirana” janë ftuar në këtë aktivitet nga ‘Klub Maraton Nju Jork’. Ata erdhën në këtë veprimtari pas disa garave në Paris, Pragë, Hanover, Ohër, Podgoricë, Saint Michel(Francë) dhe maratonën ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Për të parë përmasat gjithmonë në rritje të kësaj veprimtarie me përmasa gjigante, mjafton të kujtojmë se në maratonën e parë të zhvilluar në vitin 1970 në Nju Jork, morën pjesë vetëm 127 atletë, ndërkohë që vetëm 55 prej tyre ia dolën të përfundonin garën. Për ta zbukuruar pak lajmin për Maratonën e Nju Jorkut, ia vlen të përmendim se në të do të marrë pjesë edhe Viktoria Bekam, e cila sipas gosipëve amerikanë është stërvitur prej disa javësh.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE