Ethet e fundit të votave – McCain apo Obama.. !?

NEW YORK CTY : Gallup USA, i konsideruar si sonadazhi më prestigjoz në SHBA-së, sot në orët e para të mëngjesit, bëri të ditur rezultat e sondazhit te fundit, të tyre 24 orë para zgjedhjeve. Rezultati ishte 48 përqind për Barack Obamën dhe – 45 përqind për John McCain. Sakaq, ajo çka po debatohet shumë, dhe konsiderohet ajo që përmbys gjithçka është vota e atyre votuesve, cila nuk dihet se nga vendoset të hidhet në kuti, Këtu në SHBA-së, rreth 12 përqind e njerëzve janë nga ata që; ” syresh të cilët çuditërisht vendosin momentin më të fundit – ku e hedhin fletë-votimin”.
Sikurse, kur ata të përfshihen me një përafërsi për votat e atyre që në sondazh përgjigjen “nuk kam vendosur akoma për kë do votoj”, at’here në se i referohemo votimeve të kaluara, si për shembull zgjedhjeve të vitit 2000 Bush- Al-Gore, dhe atyre që befasun Amerikën të vitit 2004 Bush John Kerry, ku të dy rivalët e Bushit kryesonin me një epërsi deri ditën e votimve, rezultati i votimeve për nesër do të tregojë se John McCain i fiton zgjedhjet. John McCain ka deri tani 44 deri në 48 përqind të votave, sidomos ai ruan të pa prekura votat tradicionale, dhe nëse të pavendosurit ndjekin “avazin e vjetër” , padyshim që presidenti i ardhëshëm do të jetë John McCain
Kur sondazhet e tregojnë se asnjeri nga kandidat deri në ditën e fundit nuk arrin 50 përqind të votave, kjo kuptohet këtu në votimet në Amerikë, se asnjëri nga kandidatët, nuk ka një farë garancie në parashikim për atë kandidat, pasi edhe nëse të gjithë “të pavendosurit” (që janë faktori më i paparashikueshem i sondazheve) votojnë për kandidatin tjetër, prap asnjerit nga dy kandidatëve nuk mjaftojnë sondazhet për të menduar se fitojë ky apo ai kandidatë. Rezultati i sondazhit kur epërisa ka qënë e padisukuteshme dhe nuk ka qënë nevoja të llogariten edhe të gjithë ata votues të thirrur “të pavendosurit” (që njëkohësisht janë parë gjithënjë edhe se faktori më i paparashikueshem i sondazheve), ka qënë ai i vitit 1996 në kadidimin e Bill Klintonit me rivalin e tij kandidatin tjetër Bob Dole.
Ndërkaq, në rang kombëtar, pa perjashtim sondazhet të organizatave, shtypit, televizoneve, grupe lobiste, të tjera e të tjera, varjojne aty – aty me ndryshime shumë të vogla nga + 2 përqind deri ne + 3 përqind për kandidatin demokrat senatorin e Illinoisit Barack Obamën, I cili është kandidati i parë afrikano – amerikan, në historinë e zgjedhjeve presidenciale , që ka shance të bëhet i pari president me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Interesante është se në çdo sondazh që bëhen janë edhe demografitë e atyre votuesve të të dy kandidatëve. Si për shembull kësaj rradhe pritet që për herë të parë në hsitorinë e zgjedhjeve në Amerikë, të votojnë moshat e reja dhe ata që votojnë për herë të parë. Moshat e reja 18 deri në 30 vjeç, thonë se votojnë për kandidatin që sipas tyre ka premtuar se do të bëjë ndryshim kandidatin demokrat Barack Obama, i fiton me diference të madhe, po ashtu dhe tek yjet e artistëve e këngëtarëve, dhe një pjesë e mirë e atyre me nivel të lartë arsimor. Heroi i luftës dhe njeriu me karakter të fort John McCain, ka absolutisht përqindje shumë të lart dhe të pa luhatur në asnjë prej sonadazheve tek shtetet e jugut, dhe veriut, ku jetojnë më së shumti ata që e quajn veten Yankee(janki) amerikan 100 përqind ose amerikan puro. John McCain ka më së shumti votën e besmitarëve katolik e protetstant, si dhe të komunitetit çifut. Rracës së bardhë meshkuj e femra të moshuar pensionistëve .
Gjithashtu dhe ana gjeografike e mbeshtetjes të së dyve është interesante, megjithese kjo është përgjithësisht dhe për të dy partitë si e “ndarë me rrigë”. Ato zona ku John McCain(paratia repubikane) ka mbështetës në masë janë zona që në SHBA-së, quhen “fshatare” janë zonat ku banojnë amerikanët e parë. Si për shembull Misiuri konsiderohet si “Këmbona e Republikanëve”, pasi aty është shumë e vështirë të fitojë një demokrat, ashtu siç ndodh në çdo zgjedhje edhe në Karolinën e Veriut, Virxhinia, Arizona, Teksas, e Kolorado, Alaska e Indiana. Zonat metropolitane janë kryesisht për Barack Obamën(partinë demokrate). Si për shembull nuk ka bër ndonjëherë “vaki” që në Nju Jork apo në Kaliforni dy metropolet më të mëdha amerikane, njëri me 18 milion banorë dhe tjetri me 32 milion banorë të fitojë ndonjë republikan president.
Për herë të parë në historinë e këtyre zgjedhjeve, është interesant dhe fakti që kësaj rradhe edhe emigratët e huaj, kanë treguar sipas preferencave të tyre dhe interesave që shfaqin kandidatët, interes shumë të madh për të shukuar nesër në votime, duke treguar se në këto zgjedhje, mbase më shumë se në çdo zgjedhje të presidentëve Amerikanë.
Interesimi i madh ka qënë edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kompani të mirenjohur tb sondazheve, si BBC World, pati bërë sondazh në një serë shtetesh të botës ku sipas rezultateve të saj shumica dërrmuese e qytetarve të tyre ishin për kandidatin Barack Obama. Sondazhet tregonin se 3 përqind ose 4 dhe 1 përqind në raport me John McCain të huajt sidomos në Gjermani e Francë ishin për Barack Obamën, Mirpo këto sondazhe janë të pa vlefëshme pasi votimi bëhet në Amerikë e jo në Europë, Azi dhe Afrikë.
Një nga kombet që kanë treguar interesim të jashtëzakonëshëm në këto zgjedhje kanë qënë edhe shqiptarët. Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Çamëri e Diasporë, shqiptarët janë të përfshirë në ethet e zgjedhje presidenciale amerikane, edhe më shumë se në zgjedhjet e tyre.

Një grup fëmijësh shqiptar në Nju Jork, u mblodhën sot në oborrin e shkollës duke demostruar në fanelat e tyre simpatinë e prindërve, që kishin për veteranin e luftës së Vietnamit, heroin amerikan John McCain, kandidati republikan i cili ka shumë popullaritet tek shqiptarët e Amerikës.
Një rëndësi e veçantë në këto zgjedhje po u kushtohet për herë të parë edhe votave të emigrantëve, megjithse vota e tyre, sidomos e shqiptarëve është vetëm votë simbolike. Një gazetë amerikane shkruante se kur pyeten shqiptarët, ata thonë “Obama është mirë – Obama good,, gjithashtu po të njëjtën gjë thonë edhe për McCain – McCain also good.
Kjo duket se ndikon edhe nga vend lindja e tyre, ku mendohet se në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare në Ballkan 75 përqindë e shqiptarëve janë për president të ardhëshëm, për John McCain, vetëm për bindjet e tija dhe qëndrimet e tija për pavarësinë e Kosovës. Megjithse, ka edhe shumë shqiptarë që mendojnë se Oabma duhet të jetë presidenti i ardhëshëm , prapseprapë shumcia janë për kandidatin republikan John McCain.

Nga Nju Jorku Beqir Sina

KOMENTOJE